Berat, shperthen gazi, vdes 9-vjecarja

Nderkohe tre persona, prinderit e saj dhe drejtuesi i nje autoboti gazi, kane marre plage te renda dhe jane nisur me urgjence ne Spitalin ushtarak ne Tirane.
Ngjarja ka ndodhur kur ishte duke u furnizuar me gaz te lengshem nje cisterne e nje pike te shitjes se gazit.
Sipas deshmitareve gazi ka rrjedhur ne ambientet prane dy zyrave ku ndodhej edhe vajza e pafat dhe per shkak te sasise se madhe ka ndodhur edhe shperthimi shume i forte.
Flaket e kane shkaktuar deme te konsiderueshme perreth por fatmiresisht nuk ka shperthyer autoboti i ngarkuar me 30 mije litra gaz i lengshem, por vetem sasia e gazit qe u perhap ne ajer.
Situata eshte vene nen kontroll menjehere nga zjarrfikesit ndersa policia ka dale ne konkluzionin se shperthimi i gazit ka ardhur per shkak se ne afersi te vendit ndodhej nje zjarr i ndezur qe po perdorej per te prodhuar raki.
Zjarrfikesit kane gjetur mbeturinat ne nje prej ambienteve prane vendit te shperthimit.
Nje aksident i dyte ndodhi ne qytetin e Korces kur nje 52- vjecar eshte djegur ne banesen e tij nga pakujdesia.
Ai ka humbur jeten nga flaket edhe per faktin se nuk mund te levizte sepse ishte i paralizuar.