Rama: Berisha të japë llogari në Prokurori
10/11/2009 Socialistët risjellin në skenë akuzat për Rrëshën–Kalimash
Rruga Durrës–Kukës rikthehet sërish në vëmendjen e selisë rozë, ku duke mos kursyer kritikat lidershipi socialist kërkon hetim për kryeministrin Berisha. I ndalur konkretisht në tunelin e Kalimashit, kreu i PS-së, Edi Rama, i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme të kërkojë heqjen e imunitetit për Lulëzim Bashën dhe të thërrasë kryeministrin Berisha për shembjen e një pjese të këtij tuneli. “Partia Socialiste i kërkon publikisht Prokurorisë të hetojë ngjarjen e ndodhur në tunelin e Kalimashit dhe të rishohë dosjen e famshme të ministrit të Punëve të Brendshme të familjes në pushtet, duke u shtuar abuzimeve të deritanishme edhe abuzimin e ri që solli shembjen e tunelit”, - vuri në dukje Rama gjatë konferencës së djeshme për shtyp. Për ti shkuar më tej një qëndrimi të tillë, kreu socialist i bëri apel Prokurorisë që të “kërkojë sërish heqjen e imunitetit të këtij personi (ministrit Basha), të zhytur kokë e këmbë në korrupsion, si dhe të thërrasë Sali Berishën për të dhënë shpjegimet e tij së bashku me ministrin aktual të Punëve Publike, që vazhdoi në gjurmët e paraardhësit, atij të Punëve të Brendshme të familjes në pushtet”. Në këtë mënyrë, socialistët vijojnë me kontestimet e tyre ndaj qeverisjes, dhe kjo jo vetëm për këtë rrugë, por për një sërë çështjesh të tjera. Nisur nga abuzimet skandaloze, siç ka akuzuar socialistët, kryetari i PS-së ngriti zërin kundër keqqeverisjes. “Sali Berisha ka zgjedhur të bëjë shurdhmemecin përpara të gjitha fakteve të rënda, që njëra pas tjetrës nxjerrin natyrën e vërtetë të këtij pushteti halldup, që grabit vota opozitare, plaçkit sa të mundë prona publike e private, vjedh përditë arkën e shtetit, dhunon sistematikisht liri e të drejta kushtetuese, ligjore dhe demokratike në të gjithë hapësirën e vendit. Por sa më shumë ta zgjasë këtë heshtje, aq më të lartë do ta ketë faturën e saj ky gjoja kryeministër, që sillet me vendin e me njerëzit si një kusar brutal e arrogant, që tanimë përton edhe të fshehë gjurmët”, - vlerësoi Rama. Në këtë kontekst, kryetari Rama bëri me dije se “më 20 nëntor në Tiranë ne do të mblidhemi edhe për të gjitha këto arsye dhe për të gjitha ato arsye të tjera që do të dalin në pah ditë pas dite, sepse ditë pas dite infeksioni i krijuar në 4 vjetët e qeverisjes së Sali Berishës do të shkojë duke u shfaqur në sipërfaqen e vendit dhe të punëve të vendit”.
Ngjarja
Pak ditë më parë galeria jugore në tunelin Thirrë–Kalimash, e cila ende nuk ka përfunduar, ka pasur një shembje në tavanin e frontit ende të pabetonuar, pikërisht në vendin e cilësuar si problematik për nga përbërja shkëmbore. Në bazë të deklaratës zyrtare të ardhur nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, u bë e ditur për 80 metra shembje. Por një ditë pas shembjes së ndodhur në tunelin e bllokuar të Thirrës, në segmentin Rrëshen–Kalimash reagoi Partia Socialiste, e cila denoncoi ministrin Olldashi dhe kompaninë që ka kryer punimet për mosinformim të qytetarëve. Madje, gjatë këtyre ditëve replikat në distancë mes ministrisë dhe PS-së vijojnë të jenë prezente. Nga ana e saj Ministria i mëshoi faktit se akuzat e PS-së janë gënjeshtra, pasi shembja ka ndodhur për efekte gjeologjike, gjë që nuk mund të parashikohej.
Reagimi për tunelin
PS: Mungon informacioni mbi ngjarjen
“Në një përpjekje të turpshme për të mos thënë përsëri të vërtetën ministri foli për shembje që kanë ndodhur në Francë, në Turqi, në Itali, në Zvicër, madje edhe në Kinë, po nuk tha çfarë ka ndodhur konkretisht në tunelin e Kalimashit”, - ishte kjo deklarata e ardhur nga Partia Socialiste gjatë ditës së djeshme po për shembjen në tunelin e Thirrës në Kalimash. Kështu, duke mos pranuar argumentimet që ministri Olldashi dha për një ngjarje të tillë, PS-ja përmes zëdhënëses së saj për shtyp i rikërkoi ministrit që të thotë “çfarë volumesh janë shembur, pse janë shembur, cila është kostoja shtesë e këtyre volumeve, si dhe të thotë po ashtu pse nuk jepet një informacion korrekt e i detajuar dhe pse nuk lejohet as media të bëjë detyrën e saj karshi publikut”. Në këtë mënyrë, pas sqarimeve që erdhën nga vetë ministri, selia rozë vijon të ngrejë të njëjtat pyetje lidhur me shembjen në tunel, duke insistuar në faktin se mungon informacioni i saktë lidhur me këtë ngjarje. “Sa për paturpësinë e rrugaçërinë zotëria mund ti gjejë me shumicë në gjuhën e tij tradicionalisht skandaloze, po kurrsesi në kërkesën e llogarisë së opozitës, që do të bëhet përditë e më e fortë përballë kësaj keqqeverisjeje, që po degradon përditë në keqbërje”, - vlerësoi zëdhënësja për shtyp e PS-së Armela Imeraj.