E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: “Berisha të kërkojë të falur për nivelin e lartë të korrupsionit”



Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka reaguar pas publikimit të raportit të Transparency International, e cila e rendiste Shqipërinë në pozita jo të favorshme përsa i përket luftës kundër korrupsionit. Rama ka deklaruar se kryeministri Sali Berisha duhet t’u kërkojë të falur shqiptarëve dhe faktorit ndërkombëtar për këtë dështim të qeverisë së tij. Kryesocialisti tha gjithashtu se kryeministri Berisha duhet të kërkojë të falur edhe për vonesat që ka pasur Shqipëria në lidhje me procesin e integrimit. Rama e ka cilësuar pranimin e kërkesës së Shqipërisë për statusin e kandidatit si të vonuar dhe për këtë, sipas tij, faji është i politikës së gabuar të ndjekur nga qeveria. Ai ka theksuar se kryeministri Berisha duhet t’u kërkonte falje shqiptarëve për këtë vonesë. “Sali Berisha po i fton shqiptarët të festojnë pas 7 muajsh vonesë. Ai duhet t’i kërkonte falje popullit shqiptar se Shqipëria u klasifikua me Ruandën dhe Ugandën dhe në shoqëri me Bosnjën, që ka 1001 halle të trashëguara. Të festojmë që Shqipëria e Sali Berishës është kthyer në një model korrupsioni.
Sigurisht që lajmi në vetvete është i mirë, si një lajm që vjen pas shumë vitesh pritjeje, jo për shkak të qytetarëve të këtij vendi, por për shkak të politikës keqqeverisëse dhe keqqeverisjes së Sali Berishës. BE-ja na pranoi jo për meritë të Sali Berishës, por se ishte koha më e fundme që një vend të integrohej”, - deklaroi Rama.

18 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›