Rama Berisha thelloi krizen. Kreu i PS mbledh aleatet
"Sot Saliu ka refuzuar te zgjidhe krizën sepse synon të vjedhë prapë zgjedhjet". Ky ka qene reagimi i pare dhe i menjehershem i kreut te opozites Edi Rama pas deshtimit te komisionit parlamentar te ligjeve per gjetjen e kompromisit per hetimin e zgjedhjeve. Kreu i socialiste akuzoi kundeshtarin politik Sali Berisha se jo vetem nuk i garantoi opozites te drejten qe i jep ligji dhe Kushtetuta per hetim, por edhe ate qe ai kishte pranuar pak kohe me pare, hetimin e materialeve zgjedhore nga nje komision me shumice dhe drejtim nga opozita dhe kjo per Ramen ka vetem nje shpjegim.
"Sepse transparenca do të nxirrte në pah vjedhjen e kryer në 28 qershor, po dhe do te pengonte qe zgjedhjet te vidheshin perseri ne te njejten menyre. Transparenca do te nxirrte ne driten e diellit dhe do te zhbente mekanizmin e manipulimit që fshihet ne kutite e mbyllura", tha Edi Rama, kreu i PS.
Por ne kushtet kur kompromisi ra ne komisionin e ligjeve, cfare do te beje opozita, Edi Rama thote se nuk pret shume nga mazhoranca por gjithsesi i mbeten tre dite kohe, deri ne seancen kur do te shqyrtohet oferta e socialisteve.
"Ka ende disa ditë sigurisht, kur nuk ka ndryshuar ne 20 vjet, mbase nuk do të ndryshojë në disa ditë Saliu, por ne jemi të detyruar të vazhdojmë të kërkojmë rrugën e arsyes për të ardhmen e vendit", tha Rama.
Kryeopozitari akuzoi kreun e mazhorances se nuk i hap rrugen zhvillimit te demokracise dhe te vendit ne pergjithesi, per te ruajtur pozitat perfituese qe ai dhe oborri i tij qeverises jane duke shfrytezuar pushtetin.
Edi Rama mblodhi aleatet, ne shqyrtim te situates me te re politike pas refuzimit te ofertes se PS. Aleatet vlerësuan se situata sipas tyre eshte mjaft e rende, pasi kryeministri Berisha kete here sfidoi edhe nderkombetaret, ne rezoluten e tyre per zgjidhjen e krizes shqiptare. Opozita morri vendimin te vijoje sipas Prec Zogaj aksionin e gjere politik, qe perfshin.
"Do jetë një betejë sërish e kombinuar parlamentare, do jetë një betejë në sheshet e protestave, nëpërmjet protestave, me faktorin ndërkombëtar", tha Prec Zogaj. Opozita e bashkuar la ne fuqi vendimin e zhvillimit te protestave qe te marten ndalen ne qytetin e fierit.
Rovena Moçka Azhornuar së fundi ( e hënë , 20 dhjetor 2010 )