E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Opozita kunder zgjidhjes Rama ndryshoi kerkesat

Kete te enjte ne Parlament do te kete votim per ngritjen e komisionit hetimor per zgjedhjet e qershorit 2009, vetem nese socialistet sjellin kerkesen e tyre ne përputhje me ligjet dhe Kushtetuten. Kete e konfirmoi kryeministri Sali Berisha pak ore pasi maxhoranca ne komisionin e ligjeve i cilësoi antikushtetuese tre nene te kerkeses se opozites per ngritjen e komisionit hetimor.

"Unë i bëj thirrje dhe njëherë grupit parlamentar të PS të shqyrtojë në dritën e ligjeve kërkesën e paraqitur, në dritë të Kushtetutës, së vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, dhe e garantoj se sdo të ketë asnjë kufizim për asnjë proces", tha Sali Berisha.

Qendrimin e deputeteve demokrat ne komisionin e ligjeve kryeministri e cilësoi te drejte, dhe sipas tij ai qe u  tërhoq eshte Edi Rama. "Ai i largoi në mënyrë ultimative deputetët e tij nga komisioni i ligjeve sepse nuk kishin asnjë argument për të paraqitur për të mbrojtur pamfletin e tij obsesiv. Se si mundet një njeri që të shkruajë në një faqe e gjysëm nëntë paragrafe, tetë prej të cilave të hetojmë dyshimin. Ky propozim është absolutisht i denjë për personazhet e Fran Kafkës, ose të spitaleve psikiatrike. Cfarë e shtyu zotin Rama të tërhiqet nga komisioni, e shtyu rezultati i Prokurorisë në Shkodër", tha Berisha.

Nese palet deri te enjten nuk bien dakord mes tyre, mbetet qe ceshtja e komisionit hetimor te shtyhet ne sesionin e ri legjislativ qe fillon javen e trete te janarit. Por nuk dihet nese do te kete zgjidhje, pasi fillimi i vitit tjeter do te fus partite politike ne ethet e zgjedhjeve vendore te 8 majit, dhe ku pritet qe  gara per Tiranen  te dominoj fushaten.

Taulanta Boja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›