E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi dekoron sot ish-kreun e vrarë të burgjeve, Kaloshi

Autori i Lajmit: red.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi pritet të dekorojë sot me një medalje për merita të veçanta ish-kreun e burgjeve, Bujar Kaloshi të vrarë 12 vjet më parë. Lajmin e bëjnë të ditur burime zyrtare nga Presidenca. Ish- kreu i burgjeve u vra 12 vjet më parë dhe për vrasjen e tij u akuzuan drejtpërsëdrejti organizata “Hakmarrja për Drejtësi”. Ish-drejtori i Burgjeve u gjet i vrarë në periferi të Tiranës, më 26 Korrik të vitit 1996. Medalja për merita të shquara në kontribut të drejtësisë dhe vendit do ti jepet familjes së Kaloshit. Ndërkohë po sot pritet që të betohet para Presidentit të Republikës Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Brigade, Maksim Malaj. Shefi i Ri FA-së u dekretua nga Topi vetëm pak ditë më parë pas propozimit të kryeministrit Sali Berisha.

Ky lajm është publikuar: 28/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›