Rama: Berishen ta heqim me vote
Qamil Xhani
Kryetar i Partise Socialiste, Edi Rama deklaroi dje nga qyteti i Vlores se zgjedhjet e 8 majit do te vendosin per te ardhmen e vendit, duke larguar kryeministrin Sali Berisha. Ne takimin e zhvilluar me elektoratin e PS-se ne kuader te turit, "Fajin e ka Saliu", Rama ka theksuar se opozita eshte e vetmja shprese per qytetaret. "Ne jemi te vendosur te heqim Saliun, si e keqja me e madhe e ketij vendi, per kete gje ne jemi te vendosur dhe se shpejti do ta arrijme me voten e qytetareve shqiptare, te cilet shtypen dhe varferohen vazhdimisht, cdo dite, cdo ore, dhe cdo sekonde, nga Saliu se bashku me Patozin, Lulin dhe koalicionin e turpit",-tha dje Rama. Ne fjalen e tij kreu i PS-se eshte ndalur edhe ne situaten ekonomike ne vend, duke theksuar se rritja e cmimeve eshte pasoje e keqadministrimit te kesaj mazhorance. Kryesocialisit ka theksuar se ne vend jane hequr vizat, por mazhoranca i ka vendosur ato per njerezit qe jane me te majten. "Ndersa per shqiptaret eshte kryer liberalizimi i vizave, per ata qe kane bindje te majta jane vendosur vizat per t'ju afruar institucioneve shteterore, per te gjetur nje pune, per te mbajtur familjet e tyre. Sfida jone politike eshte te largojme Saliun nga pushteti, sepse per gjithcka e ka fajin ai",- tha dje Rama ne fjalen e tij. Kreu i PS ka thekuar se zgjedhjet e 8 majit jane nje beteje e madhe e opozites dhe se duhen lene menjane qefmbetjet duke sjelle nje bashkim mes te gjithe te majteve. Ai u shpreh e perballe kane nje kundershtar politik, qe akuzohet per vrasje dhe korrupsion. "Ky pushtet vrau, ne Gerdec, vrane nje deputet, nje kryetar komune si dhe kater njerez te pafajshem, vetem e vetem se protestuan per te kerkuar pune dhe drejtesi ne emer te demokracise. E majta dhe koalicioni duhet te fitoje dhe do te fitoje per te mos u perseritur gabimet e se kaluares, te rindertojme kete vend te varfer dhe te perdhunuar nga pushteti i mafies, te cilat kane kryer dhe tradhti ndaj atdheut", tha dje kreu i PS-se. Kreu i PS-se eshte ndalur dhe ne alternativen socialiste duke theksuar se kjo force politike eshte zedhenese e interesave te se ardhmes. "Ka vetem nje rruge, rruga e Partise Socialiste, per Shqiperine e qytetareve dhe jo te pushtetareve. Partia Socialiste eshte jo vetem zedhenese, por mbartese e nevojave te shqiptareve te zakonshem, ne do te luftojme per te hequr qafe te keqen me te madhe te ketij vendi qe eshte Saliu",-tha dje Rama.