E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetja e PD-së Hoti: “Grevistët të çlirohen nga Rama”

Autori i Lajmit: Redaksia

Deputetja e Partisë Demokratike Paulina Hoti kërkoi sot nga koleget e saj socialiste në Parlament që të mos bëhen pjesë e ambicies së lidershipit të PS-së për pushtet, duke sakrifikuar veten në grevë urie. Ajo u shpreh se kolegët që prej 12 ditësh flenë në rrugë, duhet të gjejnë kurajon të distancohen nga sjelljet e ditëve te fundit të opozitës. “U bëj thirrje, kolegeve, të rigjejnë dinjitetin e nënave. U kërkoj kolegeve femra, që flenë në rrugë të madhe, të dënojnë dhunën, të distancohen e të zhbllokojnë rrugën e shqiptarëve drejt Evropës. Të nderuara kolege, gjeni kurajon, çlirohuni, mos u përdorni më. Kthehuni dhe ju në shtëpi”,- tha Hoti. Deputetja e PD-së theksoi se bllokimi i qarkullimit në akset kryesore në vend ka qenë vendim i kreut të PS-së për të ndëshkuar “shpërfilljen që shqiptarët u kanë bërë çadrave të tij”.

Ky lajm është publikuar: 13/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›