E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi: “Populli largon qeveritë kur janë të korruptuara”

Autori i Lajmit: Redaksia

Edhe Kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, në fjalën e tij në protestën e djeshme, kur greva e deputetëve socialistë arrin në ditën e 12-të, ka deklaruar se populli ka të drejtë të largojë qeveritë e korruptuara. “Nuk e lufton populli korrupsionin, atë e lufton drejtësia dhe gjykata. Populli i largon qeveritë, kur janë të korruptuara”, - theksoi Gjinushi, ndërsa nënvizoi se “ne kemi një Kushtetutë, por ajo është shkelur 30 herë, kemi edhe Kuvend, por ai nuk përfaqëson as votën tuaj, as moralin tuaj”. Duke kërkuar të vazhdohet të protestohet për garantimin e votës së lirë, Gjinushi tha se “ne do ta fitojmë këtë betejë të përbashkët me garantimin e votës së lirë”.
Ky lajm është publikuar: 13/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›