E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hida: “Ish-komunistët, tentativë për të marrë pushtetin”

Autori i Lajmit: Redaksia

Për deputetët e Partisë Demokratike protestat dhe greva e urisë së Partisë Socialiste janë një tentativë e ish-komunistëve për të marrë pushtetin me dhunë. Deputeti i Partisë Demokratike, Sybi Hida, u shpreh sot se ish-bllokmenët po kërkojnë hakmarrje për rrëzimin e sistemit komunist. “Bllokmenët e rinj e të vjetër: Edvin Kristaq Rama, Gramoz Ruçi, Ilir Xhelil Gjoni, Dash Myslim Peza kërkojnë pushtet me çdo kusht”. Ai e cilësoi grevën e urisë dhe protestat si një “hakmarrje për baballarët”, ndërsa shtoi se PS-ja dhe lidershipi i saj është izoluar nga bota. “Këto pinjollë të neveritshëm janë të përbuzur nga elita e kombit. Këta “revolucionarë” qesharakë janë braktisur mençurisht nga shqiptarët”,- tha Sybi Hida.
Ky lajm është publikuar: 13/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›