E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Brenda mandatit te pare zgjidhim pronesine e tokave

Gjatë një takimi që zhvilloi sot në Lushnje, lideri i Partisë Socialiste premtoi 160 mln dollarë investim për të zgjidhur Brenda një mandati problemin e ujitjes dhe kullimit të tokave bujqësore. Brenda një mandate, Rama premtoi edhe zgjidhjen e problemit të certifikimit të pronësisë së këtyre tokave. 

Një lapsus i vogël dhe Edi Rama ngatërroi ditët që na ndajnë nga Rilindja që premton të sjellë. Pasi u ul, verifikoi shpejt datat dhe i kaloi një shënim të shkurtër Niko Peleshit, i cili i mbajti lojën kryetarit socialist.  Më pas, Rama shpjegoi pse fermerët që s’mund të ujisin tokat, i kanë më të sakta llogaritë.  Dhe pikërisht problemin e tokave pa ujë, kryetari socialist premtoi ta ndreqë Brenda një mandati qeverisës duke investuar 160 mln dollarë. Gjatë takimit që zhvilloi në Lushnje, Rama premtoi një zgjidhje të shpejtë edhe për pronësinë e tokave.  Lideri socialist theksoi se mazhoranca aktuale nuk i ka kuptuar ndonjëherë problemet e fshatit. Sipas tij, kjo vërtetohet edhe nga fakti se në 8 vjet Qeveria Berisha ka investuar vetëm 57 mln $ për fermerët, ose thënë ndryshe 22 $ për familje në vit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›