E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli LSI mashtroi Muho i shkarkuar nga detyra si prokuror

Tani mazhoranca mund të flasë edhe për shkarkimin e Ilirjan Muhos. 
Pas ndryshimit të balancës në KQZ, kalimit të opozitës në mazhorancë demokratët kërkuan lirimin e Ilirian Muhos që të merrte kuptim neni 14 i Kodit Zgjedhor, i cili sqaron se anëtari i 5-të i KQZ i takon partisë së dytë të mazhorancës. Por tashmë ajo ka zbuluar një fakt që kompromenton qëndrimin e Muhos në detyrë që kur u ul në tryezën e insitucionit të administrimit të zgjedhjeve. LSI ka propozuar një kandidat që ka mashtruar parlamentin.
Për këtë ka qenë në  dijeni edhe anëtari i asamblesë së PS-së Theodhori Sollaku, i cili si prokuror i përgjithshëm kishte propozuar shkarkimin e Ilirjan Muhos në 2003
Që nga ky moment rrjedha e diskutimeve të demokratëve kaloi në dy plane. Sipas tyre qëndrimi i Muhos në tryezën e KQZ prish jo vetëm balancën politike, por kompromenton insitucionin kryesor të adminisrimit të zgjedhjeve dhe parlamentin e Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›