E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipt, Mubarak në gjendje kome pas një goditje cerebrale

KAJRO- Ish-presidenti egjiptian, Hosni Mubarak, 84 vjeç, në një gjendje kome pas një goditje cerebrale, udhëhoqi Egjiptin për tri dekada para se të rrëzohej nga pushteti në vitin 2011 dhe u dënua me burgim të përjetshëm për vdekjen e rreth 850 protestuesve.

"Mubarak është në gjendje kome pasi pësoi një goditje cerebrale", theksuan burime mjekësore egjiptiane.

Ai u dërgua në një spital ushtarak në periferi të Kajros.

Mubarak pësoi një përkeqësim të shpejtë të gjehdjes shëndetësore, që nga dënimi më 2 qershor, për vdekjen e rreth 850 personave gjatë protestës janar-shkurt 2011.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›