Rama: Bulqiza është Gërdeci i heshtur, të hetohet Ruli

Edi Rama në një mbledhje të grupit të PS-së
Kreu i opozitës Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste duke folur për nismat e opozitës, përsëriti thirrjen drejtuar Prokurorisë së Përgjithshëm për të marrë si të pandehur Genc Rulin, për shkeljet e kreyera gjatë kohës kur ai ishte ministër i Ekonomisë.
Bulqiza është Gërdeci i heshtur, minatorët po trajtohet si skllevër, u tha Rama duke shtuar se Nuk kanë faj përderisa organi i akuzës nuk vepron ndaj tyre edhe kur kanë prova uturitëse. I bëjmë thirrje prokurorisë të marrë të pandehur ish ministrin e Ekonomisë për shpërdorim detyre.
Kreu i opozitës foli edhe për dy nisma të tjera që do të ndërmerren këtë javë që kanë të bëjmë me heqjen e TVSH-së për disa ushqime bazë dhe për një interpelancë me Ministrin e Shëndetësisë.
Nisma për heqjen e TVSH për disa ushqime baze duhet pasuar me nisma të tjera që kemi parashikuar për ulje ne bazës fiskale për shumicë që jeton në vështirësi ekonomike. Shqiptarët duhet të dinë sot se çfarë ne do të bëjmë nesër për ulje e varfërisë, nënvizoi kreu i PS-së.
Rama gjithashtu tha se në seancën e ardhshme parlamentare do të zbulohen fakt dhe do të diskutohet mbi rrezikshmërinë e kthimit të Shqipërisë në një kazan plehrash me miratimin e ligjit për riciklimin e mbetjeve, që i hap rrugë importimit të plehrave.
Gjithashtu Rama foli edhe për reformimin e institucionit të Kuvendit duke u shprehur se Zonja Jozefinë mbetet një pengesë e madhe për këtë reformë.
Kreu i PS-së e mbylli fjalën duke thënë se në ditët në vijim Partia Socialiste do të shpalli vizionin për ligjet që duan 3/5 në Kuvend.