Topalli: Bllokimit i duhet dhënë grusht, ligjet nuk janë zhele

Jozefina Topalli
Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ka reaguar lidhur me propozimet e opozitës për reformimin e institucionit të Kuvendit. Topalli tha se maxhoranca mbetet e hapur për çdo nisëm por nuk do të lejojë bllokimin e procesit të integrimit.
Si kryetare e Kuvendi them se Kuvendi mirëpret çdo iniciativë që çon në thellimin e standardeve. Kam një fiksim: standardet. Ne jemi të hapur. Nuk dua të spekuloj mbi hipoteza që ngrihen në ambiente të ndryshme. Unë e dua transparencën dhe admiroj mënyrën e funksionimit të kongresit amerikan, tha Topalli.
Kryetarja e Kuvendit ka vazhduar më tej se nuk do të lejojmë asnjë tentativë që synon bllokimin e mëtejshëm të procedurave integruese të vendit në BE.
Nëse Rama ka kërkuar tërheqjen nga rendi i ditës, më duket se kjo është bllokim. Ky nuk mund të jetë kursi i ri por është bllok. Bllokimit i duhet dhënë grusht. Ne nuk pranojmë arne. Ligjet nuk ajnë as arna, as zhele. Deputetët e opozitës kanë qenë relatorë. Nuk mund ta quaj punën e tyre arna dhe zhele. Unë shfrytëzoj rastin të ftoj z. Rama ta rimendojë për të mos bllokuar procesin e integrimit. Nëse bllokimi vazhdon, secili duhet të marrë përgjegjësinë e tij, përfundoi fjalën e saj Topalli.