Rama: Cdo dite, proteste per te rrezuar Berishen Rozeta Rapushi
Cdo dite nje proteste per t'u mbledhur me pas ne 30 prill ne bulevardin e kryeqytetit. Kjo ishte ftesa e kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, dje per te gjithe shqiptaret. Duke u kerkuar qytetareve te rimarrin ne dore fatin e tyre te marre peng prej nje pushteti qe pasi grabiti votat po rrenon ekonomine e vendit, kreu socialist tha protestat nuk do te ndalen. Perkundrazi pas 30 prillit do te shtrihen ne te gjithe Shqiperine. "Se bashku me partneret e koalicionit opozitar, ne do te ndermarrim edhe nismat tona protestuese ne rrugen e protestes kulmore te 30 prillit. E cila nuk do te ndalet, por do te pasoje me pas, ne 1 maj e me tutje, me te gjitha format demokratike, ne Tirane e ne gjithe Shqiperine", tha Rama, si per t'i bere "karshillek" kundershtarit te tij kryeministrit Sali Berisha, i cili ne 1 Maj do te festoje Diten e Punetoreve. Rama tha se PS e ndjen detyrimin e pashmangshem te pjesemarrjes ne cdo proteste ku do te jete e ftuar nga qytetaret dhe te mbeshtetjes se plote morale te cdo proteste qe vete qytetaret do te organizojne, kudo qofte, per cfaredo ceshtje te jetes se tyre te renduar nga keqqeverisja dhe sado te paket ne numer qofshin. "Do te jemi ne proteste deri ne rivendosjen e ekuilibrave demokratike ne kete vend, ku pushteti i disave nuk mund te vazhdoje te jete njesh me shtetin e te gjitheve per interesat e atyre qe grabisin votat, gjunjezojne drejtesine, rrenojne ekonomine", paralajmeroi ai. Kreu i opozites tha se sot me shume se kurre eshte koha e nje levizjeje te madhe qytetare ne rrugen e protestes per t'u ndare nga e shkuara e pushtetit qe sundon me pahir mbi njerezit dhe per te afruar te ardhmen e njerezve qe mire qeverisen fale zgjedhjes se lire. "U bej apel te gjithe atyre qe duan te jetojne me pune te ndershme, te rimarrin ne dore fatin e familjeve te tyre per te dale nga kurthi marramendes i nje krize ekonomike, e cila i ka rrenjet tek grabitja e votes se popullit dhe tek keqqeverisja e pushtetit te vjedhur qe nuk garanton me askend pervec vetvetes. Te bashkohemi te gjithe per te refuzuar faturat e paperballueshme te kesaj qeverie, qe zhytet perdite ne borxhe duke rritur cdo dite cmimin e jeteses per cdo familje", kerkoi Rama. Ai u beri thirrje te papuneve te rimarrin ne dore "fatin" e tyre te mbetur "jetim", sipas tij, ne duart e atyre qe jo vetem grabiten votat ne 28 qershor, por po mbyllin perdite vende pune. Apeli i kryesocialistit iu be edhe sipermarresve qe te rimarrin ne dore fatin e tyre te neperkembur nga nje pushtet qe sic shkeli me kembe kontraten me popullin duke grabitur votat, i ka vene "shqelmin" cdo kontrate qe garanton liri e te drejta per sipermarrjen.
Kryetari socialist, apel per pjesemarrje ne proteste te te gjitha shtresave
Thirrjen per te dale ne shesh ne protesta, kryesocialisti ua beri dje te gjithe shqiptareve. Rama u beri apel te gjithe rrogetareve te keqtrajtuar te shtetit ne administrate, spitale, shkolla, agjenci e ndermarrje shteterore. Po keshtu, apel iu be edhe bujqve, fermereve e peshkatareve, ushtarakeve te liruar, minatoreve ne aktivitet a ne pension, komuniteteve te prekura nga padrejtesite mbi pronat, shoqatave e organizmave te shoqerise civile, te gjithe atyre qe sipas tij, nuk gjejne "shteg ne xhunglen" ku shkelen lirite e te drejtat kushtetuese per kedo qe s'eshte pjese e familjes ne pushtet, te rimarrin ne dore "fatin" e tyre si njerez qe ne mes te Evropes nuk mund te vidhen, as ne lirine e tyre per te zgjedhur dhe as ne te drejtat e tyre per te jetuar si te barabarte para ligjit.