Rama: Demokrate e socialiste, vuajme njesoj
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, vazhdoi turin e tij “Dialog me Shqiperine” duke u ndaluar dje ne Gruemire dhe Guxi e re, te Malesise se Shkodres. Duke ecur ne kembe pergjate ketyre fshatrave, Kryetari Partise Socialiste, ka bashkebiseduar per problemet e ketyre zonave te cilat jane lene pas dore. Rama ka verejtur se asnje investim nuk eshte kryer ne keto zona, banoret shumica te papune dhe me emra ne listat teper te gjate te ushqimeve te papaguara. “Tash 17 vjet edhe ne kemi deshire te gezojme dicka ne jete jo per te shkruar me emrat neper fletoret e dyqanxhinjve, ne listat e ushqimeve te papaguara”, deklaroi Rama. Gjate bashkebisedimit ai u shpreh: “Hallet jane te medha problemet flasin vete. Sic e tha dhe miku jone demokrat qe pavaresisht se jemi demokrate a socialiste, ne 17 vjet vuajme po njesoj me te njejta probleme, madje me probleme qe shkojne duke u renduar me cmime qe shkojne duke u rritur me shpresen qe shkon duke mbaruar”.
Kryetari i PS-se shprehu mendimin se kjo situate ka vetem nje zgjidhje: “Zgjidhja eshte qe demokrate dhe socialiste te thjeshte, shqiptare dhe shqiptare qe jetojne vecanerisht ne fshat ku per politiken e vjeter per qeverine e politikes se vjeter te 17 viteve nuk jetojne njerez, te bashkohemi dhe t’i japim fund kesaj historie”. D.D