E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bastisja e banesave, dy vellezer rekrutonin te miturit

Dy vellezer akuzohen se kane ngritur nje bande femijesh, te cilet i shtynin ne vjedhje e me pas ua merrnin sendet e pervetesuara ne dyqane, lokale e shtepi. Policia e Tiranes vuri ne pranga diten e djeshme Petrit dhe Viktor Cungun, te ardhur nga Mirdita ne kryeqytet, duke i akuzuar per te pakten 45 vjedhje. Bizhuteri, para kesh, kompjuter “lap-top”, jane disa prej sendeve te vjedhura ne 45 banesa e dyqane ne qytetet si Tirane, Durres, Kavaje, Sarande. Vetem pak dite me pare, policia ka mundur te zbuloje dhe skemen e grabitjeve. Sipas tyre, behet fjale per nje nga bandat me tendece vjedhjen e plackitjen e banesave ku prej kohesh ishin kthyer ne tmerrin e banoreve ne te gjithe territorin e kryeqytetit. Gjithashtu jane identifikuar pese minorenet, M. C., 11 vjec, A. A., 15 vjec, A. F., 15 vjec, K. S., 16 vjec dhe A. N., 13 vjec, qe kryenin vjedhje ne zona te ndryshme pasi dyshohet se ishin rekrutuar nga dy vellezerit Cungu. Te miturit kryenin vjedhjet, por me pas liroheshin per shkak te moshes. Sipas hetimeve paraprake, Petrit dhe Viktor Cungu ne kohe te ndryshme, kane shtyre me qellim per te vjedhur banesa te miturin M. C., 11 vjec, ku ky i fundit eshte ndaluar disa here per kete veper. Njeri prej te miturve policia i ka gjetur dhe nje pistolete te tipit “Bereta”, qe eshte sekuestruar si prove materiale.
A.C

Te arrestuar:
Petrit Cungu, 34 vjec
Viktor Cungu, 25 vjec

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›