Durrës, vetëvritet një 52-vjeçar
Një 52-vjeçar i ka dhënë fund jetës në banesën e tij pranë Gjykatës së Durrësit.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është Erik Laha, 52 vjeç. Ai është vetëvrarë me armë automatike në shtëpinë e tij.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
Mendohet që vetëvrasja të ketë ardhur si pasojë e gjendjes depresive.
Kjo është vetëvrasja e dytë brenda ditës në rrethin e Durrësit. Po sot, një 44-vjeçar i dha fund jetës në banesën e tij në Shijak. / Mark Brunga