E Diel, 1 Nëntor 2026

Wikileaks: Trupi i Bin Laden është në SHBA

Trupi i kryeterroristit Osama bin Laden, i vrarë nga komandot amerikane në Abotabad, Pakistan, më 2 maj të viti të kaluar, nuk është hedhur në det, siç u njoftua nga SHBA-ja, por është transferuar në Institutin e Patologjisë së Forcave të Armatosura amerikane, në Betesda, Merilend.

Kjo është ajo që shkruhet në një e-mail të dërguar nga Fred Burton, zv.president i Stratfor, agjenci private inteligjence në SHBA.

E-maili është pjesë e një sërë e-mailesh të dërguara menjëherë pas vrasjes së Bin Ladenit, të cilat kanë dalë në dritë falë publikimeve në Wikileaks. / G. Ndoja

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›