E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Dialog? Po! Por, duhen hapur kutitë

 Kjo është deklarata më e fundit e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë një konference shtypi.Rama deklaroi në një konferencë për shtyp se “jam gati të jem personalisht në tryezën e Presidentit të Republikës, dhe i bëj apel Kryeministrit Sali Berisha të bëj të njëjtën gjë, pa u vonuar dhe pa bërë lojëra fjalësh”.      Por, z. Rama theksoi për mediat se nuk do të këtë hapa të rëndësishme pa u bërë më parë një marrëveshje për hetimin e zgjedhjeve dhe vendosjen e demokracisë në vend. “Në situatën e krijuar ose duhet të garantohet liria dhe ndershmëria e zgjedhjeve ose duhet larguar qeveria përmes protestave demokratike, por jo duke marrë pushtetin nëpërmjet dhunës”.   “PS mbështet rezolutën e miratuar nga KE e cila në thelb për herë të parë pas zgjedhjeve të 28 qershorit ngre ndërkombëtarisht problemin se këto zgjedhje duhen hetuar”, tha ai.  Duke u ndalur te bojkoti që opozita i ka bërë prej më shumë se 4 muajsh Kuvendit, Rama pohoi se “bojkoti nuk është diçka e mirë por i ilaç i vetmi që na ka mbetur. Këtij bojkoti mund t'i jap fund vetëm Sali Berisha duke bërë transparencën e zgjedhjeve”.Kreu socialist shpjegoi atë që kryeministri Sali Berisha e quan shpesh shkelje të Kushtetutës, hapjen e kutive të votimit, që sipas kreut socialist, vetë Berisha e ka shkelur rreth 30 herë Kushtetutën e vendit. “Si mundet Sali Berisha të na tregoj ne dhe shqiptarëve  Kushtetutën e vendit si pengesë për transparencën e zgjedhjeve? Hapja e kutive është një e drejtë që buron drejtpërdrejt, jo vetëm nga fuqia e Kushtetutës por edhe e çdo qytetari”, tha më tej Rama. Gjithashtu, shefi i opozitës u shpreh se Partia Socialiste e njeh rezultatin legal të zgjedhjeve, duke theksuar se opozita nuk tenton të marrë pushtetin me dhunë, por për të mbyllur rrugën e marrjes së pushtetit me vota të vjedhura.                                                                                              

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›