E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalsi: "Te henen, ejani te protestojme para Parlamentit"

Deputeti socialist ka bere te ditur se diten e hene do te protestohet para selise se legjislativit ne vend. "Diten e hene me 21 dhjetor, ne oren 5 pasdite, perpara salles se Parlamentit ne do te vijome protestat tona ne Tirane. Ejani te protestojme per krizen demokratike ne te cilen e ka zhytur vendin dhe institucionet kryesore te tij papergjegjshmeria e Sali Berishes, kunder kokefortesise berishiane qe kerkon t'i mohoje shqiptareve te drejten elementare te hapjes kutive", ka qene thirrja e deputetit Eduart Shalesi. Ai ka ftuar qytetaret shqiptare qe te protestoje neser ne Tirane, kunder krizes ekonomike, kunder shtrenjtimit te energjise elektrike, kunder goditjes se biznesit. "Ejani te protestojme sepse ne ende vazhdojme te vuajme mungesen e lirise per te levizur nderkohe qe fqinjet tane festojne heqjen e regjimit te vizave dhe duke filluar nga sot Maqedonasit, Malazezet, Serbet do te udhetojne lirisht ne Europe.Ti tregojme ketij kryeministri se shqiptaret nuk meritojne as gjuhen dhe as fjalorin e peshtire te tij dhe as i kane borxh sjelljen arrogante dhe te papergjegjshme", beri thirrje Shalesi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›