E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Dialog jo, protesta në të gjithë Shqipërinë, po

SHKODËR- Protesta e radhës e opozitës është ndalur sot në Shkodër. Edhe nga Shkodra kreu i socialistëve i ka kërkuar qeverisë të hapë kutitë e votimit. Nën moton “Hap kutitë ose largohu”, Rama është shprehur i bindur për vazhdimin e protestave, pasi rruga e vetme për daljen nga kriza dhe për largimin e Sali Berishës janë protestat në cdo qytet të Shqipërisë sic u shpreh ai.“Nuk ka kthim në parlament pa transparencën e 28 qershori miqtë e mi. Sali Berisha e ka humbur të drejtën për Shqipërinë jo vetëm sepse ka grabitur votat por edhe sepse ka gënjyer vazhdimisht. Nga Lezha dhe nga Shkodra po ju themi se mbi gënjeshtra që cdo ditë i kushtojnë Shqipërisë, po ngrihet një borxh që po bëhet i papërballueshëm, nuk e ka fajin opozita për këtë krizë, këto janë zullumet e njeriut që garbiti zgjedhjet.”Sipas tij protestat bëhen në emër të gjithë shqiptarëve të pakënaqur, që jo vetëm janë të fundit në rajon por edhe nuk kanë mundësi të festojnë festat e fundvitit, pasi Berisha nuk i ka dhënë as rrogën e fundvitit.“Një tjetër popull fqinj feston heqjen e vizave, feston bashkimin e qytetarëve të vet me Bashkimin Europian. Malazezët serbët maqedonasit, sot festojnë ndersa ne protestojmë, kjo ka të bëjë me këtë qeveri, ka të bëjë me këtë kryeministër pinok që vetëm gënjen dhe që sot i ka lënë shqiptarët të fundit në BE”, u shpreh Rama.Në fjalën e tij Rama u shpreh se në kutitë e mbyllura fshihet një politikë e re, që vetëm me largimin e Berishës do të mund ta gëzojnë shqiptarët.“Në kutitë e mbyllura qëndron politika e re për shëndetësinë, për biznesin që po rrënohet nga dita në ditë, se Shqipëria nuk mund të rrijë e varur në gënjeshtrat e pinokut, i përsëris hap kutitë ose largohu, se këtë krizë e solle ti dhe nuk mund ta vuajë një popull i tërë.”Duke e vënë theksin në rritjen e cmimit të energjisë elektrike, vështirësitë ekonomike me të cilat do të përballen qytetarët dhe bizneset gjatë vitit që po troket, Rama ritheksoi vendosmërinë e opozitës për të cuar deri në fund betejën për hapjen e kutive të votimit, ku sipas tij fshihet vendimi i shqiptarëve “për tu qeverisur nga një politkë që hallin që nuk e zgjidh e qan me sinqeritet”.“Me siguri biznesmenët e vegjël nuk e kanë marrë vesh akoma se çmimi i energjisë nuk është rritur 13 por 22%. Shqipëria e ka të pamundur të festojë, kjo Shqipëri po përballet me mosmarrjen e rrogës në vigjiljen e vitit të ri. 540 mijë pensionistëve i’u mor vota ndërsa 46 mijë invalidë u harruan nga qeveria. Hap kutitë ose largohu pinok sepse në ato kuti fshihet vendimi i shqiptarëve për një politikë të re” theksoi kreu i opozitës.Sipas kryesocialistit, Berisha ka humbur të drejtën për të qeverisur jo vetëm për vjedhjen e votave por për mohimin e të drejtës së popullit për të parë votën e tyre. “Sali Berisha ka humbur të drejtën për të qeverisur se ka ndaluar hapjen e kutive të votimit ku mban peng të ardhmen e shqiptarëve. E drejta për të votuar lirisht e për të parë votën është e drejtë themelore të cilën do ta kërkojmë me forcë në cdo shesh, nw cdo qytet, deri në lirinë e vërtetë të zgjedhjeve, deri në largimin e Sali Berishës.” theksoi Rama.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›