E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo mundet në Peqin, humbja e parë sezonale

PEQIN- Dinamo ka pësuar humbjen e parë për këtë sezon, duke u mundur 4-0 në Peqin nga Shkumbini. Në një terren tepër të rënduar, skuadra e drejtuar nga Shkëlqim Muça nuk ka mundur të bëjë dot asgjë, ndërsa vendasit shkaktuan surprizën më të madhe të javës së 16-të. Sekseri e çaushaj shënuan për peqinasit në pjesën e parë, ndërsa Dinamo mbeti me 10 vetë në minutën e 38-të për kartonin e kuq të marrë nga Kuli. Në pjesën e dytë vendasit shënuan edhe dy herë të tjera me Bakiun e Gjoreskin, duke u ngjitur në kuotën e 21 pikëve. Pas këtij takimi, Dinamo mbetet në kuotën e 41 pikëve në renditje. Kjo ishte humbja e parë për blutë në 16 javë kampionat, ku ata kanë arritur edhe 13 fitore e 2 barazime. Ndërkohë është rikthyer te fitorja Flamurtari, që ka mposhtur 2-0 Gramozin, duke shënua nga një gol në secilën pjesë. Ky tripikësh gjithsesi i lë vlonjatët në vendin e fundit, në kuotën e 14 pikëve. Në takimin tjetër, atë të luajtur në Laç, vendasit arritën të fitonin minimalisht 1-0 ndaj Kastriotit. Java e 16-të do të vijojë të dielën me ndeshjet Tirana-Apolonia, Skënderbeu-Besa dhe Vllaznia-Teuta.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›