E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, i shpërthen kapsolla, plagoset minatori

Një minator është plagosur aksidentalisht paraditen e sotme në qytetin e Bulqizës.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një subjekt privat në minierën e Bulqizës ku minatory Muriz Uka 49 vjeç është plagosur pasi i ka shpërthyer një kapsollë plasëse.
 

Menjëherë minatori është dërguar me urgjencë në spitalin rajon të Bulqizës dhe sipas mjekëve ai ka marrë plagë në kokë dhe po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
 

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes por policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›