E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, Ditmir Bushati dhe Beogradi, kurth kundër lëvizjes së lirë të shqiptarëve

Në mes të ditës, në një përsëritje këmbëngulëse, midis Gallup-ëve dhe organizatave e degëve të ndryshme, i preferuar për Partinë Socialiste dhe lidershipin e saj është dega e Beogradit. Të kumtosh në mes të ditës të dhënat e një Gallup-i nga Beogradi për fatin e shqiptarëve është të shkosh dhe të jesh i detyruar të shkosh në rrugën e shtruar nga Nexhmije Hoxha e Dushan Mugosha. Dhe gjithë kriminelët e tjerë që e bënë Shqipërinë një burg të madh, që e vranë Kosovën dhe që e sosën jetën e shqiptarëve me urrejtjen tradicionale serbe ndaj tyre. Janë ca Gallup-ë që zihen me Gallup-ët, por nuk zihen asnjëherë me Gallup-ët e Beogradit udhëheqësit e Partisë Socialiste, drejtuesit e saj, të rinj e të vjetër. Në mes të ditës, në mes të Tiranës, urdhri ka detyruar shoqatën e Ditmir Bushatit që të fshinte atë realitetin e ekzistencës dhe të publikojë një sondazh që fyen dhe godet shqiptarët që duan të arrijnë standardin e lëvizjes së lirë nëpër Evropë, siç e meritojnë nga historia, siç e meritojnë nga qeveria, që po e përgatit këtë lëvizje të lirë përmes një përkushtimi që nuk e ka pasur asnjë qeverisje pas ‘97-s.
Vagabondazhi politik arrin deri aty sa ky Gallup-ziu i Ramës dhe i damës së tij Veliaj - apo i Ditziut - sa të bëjë tryezë në shpalljen e një turpi, e një mashtrimi dhe gënjeshtre. Sigurisht, sondazhi dhe Gallup-i janë në vlerë zero për efektin dhe vërtetësinë. Dhe atentati që ata u bëjnë të gjithë shqiptarëve shpreh vetëm dëshirën, se nuk realizon asgjë. Por kjo tregon se është në strategjinë e Ramës dhe lidershipit aktual të PS-së që me të gjitha llojet e armatimeve, intrigave, kurtheve e zgjimit të lidhjeve të vjetra të pengojë me çdo kusht marrjen e vendimit nga BE-ja për lëvizjen e lirë të shqiptarëve.
Nëse dikur baballarët e këtyre, po nga Beogradi, e bënë burg Shqipërinë, po nga Beogradi mbronin bustin e Enver Hoxhës e po nga Beogradi mbanin fjalime kundër NATO-s, në 96-97-n, si dhe kundër Evropës, tani po bëjnë të njëjtën gjë. Kërkojnë të ndalin lëvizjen e lirë. Kjo s’ka asnjë vlerë në luftën kundër qeverisë. Se për këtë ka standarde të lexueshme, por ata po zbërthejnë përditë një të vërtetë të njohur, se nuk janë kundër PD-së apo qeverisë, por janë kundër Shqipërisë. Këta përsëri duan të kthejnë një izolim, në pamundësi për të kthyer edhe njëherë Nexhmije Hoxhën në pushtet. Enveristët e rinj të Partisë Socialiste janë pjellë e Beogradit dhe e aleatëve të tij dhe sërish shkojnë në atë rrugë, të dashuruar ose të detyruar, por kurrë të paditur. Serbia me standardet më të ulëta të reagimit ndaj fenomeneve moderne të kohës dhe platformave integruese bëhet shembulli nga ramë-gallup, beograd-veliaj apo ditmirziu.
Prandaj bojkoti i Ramës vjen prej Beogradit, që të pengojë integrimin total të Shqipërisë, Kosovës, duke vazhduar kështu rrugën tradicionale të partisë së tij.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›