Armatimi i rëndë i Edvinit - kërcënon Evropën me përmbytje nga emigrantë shqiptarë

Zbardhet edhe strategjia e fundit dëshpëruese e kreut të PS-së. Me një ojq që punën e parë e ka kryer me porosi të Erion Veliajt në 2005-n, që është drejtuar deri në qershor nga Ditmir Bushati e tani është trashëguar nga djali i politikanes së lartë socialiste Saemira Pino, u shpall dje në Tiranë sondazhi i një gallup-i me qendër në Beograd se shqiptarët do të ikin jashtë sapo të hiqen vizat. Linja antishqiptare është thjesht një histori mashtrimesh dhe shifrash të pavërteta
Lakenjtë e Edi Ramës, Erjon Veliaj, Ditmir Bushati, apo edhe Saemira Pino me të birin, filluan dje fushatën e shpifjeve për vitin 2010. Nën logo konglomerat OFQ-ësh të sajuara e të trashëguara në drejtimin e tyre, Geldis Saemira Pino (Gjipali), kishte marrë përsipër të mundësonte dje prezantimin e raportit të radhës të gatuar në Beograd, i cili si qëllim të vetëm kishte vënien edhe të një tulle me tepër në murin antiitegrim që po mundohen të ngrenë prej shumë e shumë kohësh, Edi Ramas, Erjon Veliaj, Dimtir Bushati etj., etj.
Ndërsa një vit më parë, “Lëvizjen Evropiane në Shqipëri”, nën drejtimin e Geldis Gjepalit (i cili ka marrë në përdorim OJF-ën e Ditmir Bushatit), deklaronte çudinë e gatuar në kuzhinat e Beogradit, sipas të cilës (çudisë), e shpallnin të djathtën në Shqipëri si të padëshirueshme, dje shkuan edhe më tej, kur jo vetëm sipas këshillave të Beogradit, kërcënonin Europën, se po liberalizoi vizat, shqiptarët do të dynden drejt saj.
Ndërsa një vit më parë langonjtë e Edi Ramës, Erjon Veliaj, Dimtir Bushat, apo edhe Saemira Pino me të birin, kishin merakun e zgjedhjeve, për të cilat ata edhe u investuan në kufijtë e konsumimit, dje ata kishin merakun e hatasë që do t’i ndodhë Evropës, në rast të liberalizmit të vizave për shqiptarët. Sigurisht edhe sjellja e djeshme, e miratuar nga Beogradi, ishte në shërbim të Edi Ramës, i cili çnuk po bën dhe çnuk po përdor, për të frenuar procesin e liberalizmit të vizave për shqiptarët, si edhe integrimin e Shqipërisë në Europë. Aq shumë ka shkuar Edi Rama në këtë “merak” të tij, sa dje kishte urdhëruar në formë “ideatori” sajimin e një tryeze OJF-ërash, përfaqësuesit e të cilëve, nuk ishin asgjë më shumë se dekori i një skene shfaqjeje, me skenar dhe regji nga Beogradi
Një vit më parë, ishin pothuajse të njëjtë figurantë e suflerë, pjesëmarrës në shpalljen e të djathtës shqiptare si të padëshirueshme.
Edhe atëherë, një vit më parë, sërish u shit një sondazh i hartuar në Beograd, si “zbuluesi” i “të djathtës shqiptare si të padëshirueshme”. Njerëzit që publicitetin një vit më parë, ia bënin këtij sondazhi, ishin Erionët e Edi Ramës.
Të mësuar me “metodën e punës”, sipas të cilit po të përziejnë sa më shumë OJF-ëra (megjithëse gjithmonë të njëjtat), Erjon Veliaj, Dimtir Bushat, apo edhe Saemira Pino me të birin, të njëjtën mënyrë mashtrimi zhurmuan edhe në prag të zgjedhjeve të vitit të kaluar. Ndërkohë, që mashtrimin e denoncoi menjëherë Ambasada Amerikane në Tiranë.
Vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 28 qershorit të vitit 2009, Geldis Gjepali shiti një raport, për “probleme imagjinare” me kartat e identitetit, si të përgatitur në bashkautorësi me Ambasadën e SHBA në Shqipëri.
Nëpërmjet këtij raporti, Gledis Gjipali, i biri i Saemira Pinos, nën emrin e OJF-ës së Ditmir Bushatit, saktësisht nuk bëri asgjë më shumë se sa përforcoi “shqetësimet” e përsëritura të selisë rozë për procesin e pajisjes me karta identiteti, në funksion të nxirjes sa të ishte e mundur, e procesit të pajisjes së qytetarëve shqiptarë me kartat elektronike të identitetit.
Por menjëherë, pas këtij mashtirmi, ndërhyri vetë Ambasada Amerikane e cila sqaroi se ajo nuk ishte pjesë e kësaj sajese. Pas një konference për shtyp të ambasadorit amerikan John ëithers, Gledis Gjepali u detyrua të “korrigjojë” autorësinë e raporti për procesin e shpërndarjes së kartave të identitetit, duke i hequr “të drejtën e autorësisë”, ambasadës amerikane, apo e dhe Departamentit të Shtetit.
Po të shtyhemi edhe ca më tutje në vite, nuk mund të lihen pa kujtuar se, pesë vjet më parë, saktësisht diku para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005, sërish ishte një sondazh të një organizate serbe, që e shpallte Sali Berishën, si të pasuksesshëm. Para 4 vjetësh, Gallupi, i cili sikurse në këto 5 vjet edh edje nuk kishte si të mungonte me përfaqësuesit e vetë në tryezën e Erjon Veliajt, Ditmir Bushatit, apo edhe Saemira Pino me të birin, parashikonte se Sali Berisha nuk do t’i fitonte zgjedhjet, e sondazhin e lexoi Erion Veliaj.
Se sa të drejtë kishte kjo organizatë me qendër në Beograd dhe me donatorë të mirëfilltë serbë, e cila u angazhua edhe përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005, atëherë me një degë bullgare, duke parathënë se Partia Socialiste do të ishte fituese e zgjedhjeve e se Sali Berisha nuk e gëzonte besimin e shqiptarëve, u mor vesh në zgjedhjet e 3 korrikut të vitit 2005. Deklarimet e atëhershme, nuk kaluan pa irritimin e Gallup-it të vërtetë, ai prestigjiozi, i cili pas lojërave të Erion Veliajt (të ngarkuarit të atëhershëm për spekulimin) ndiente se po humbiste imazh.