Rama: Do ngrihet strukturë për territorin dhe Këshilli i të Urtëve
Kryetari i PS-së Edi Rama deklaroi sot në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare ku do të zgjidhen anëtarët e Kryesisë së Asambleja aktuale do të merret në mënyrë specifike me territorin dhe takimin me zgjedhësit. Ai u shpreh se do të ngrihet një strukturë vetëm me territorin dhe kjo asamble do të jetë beteja e ardhshme zgjedhore e cila do të çojë derë më derë programin e PS-së, reformën e re organziative. Sipas Ramës kjo asamble do të jetë asambleja e punës me territorin.
“Dua ta theksoj fort këtu sot dhe ky do të jetë theksi i çdo mbledhjeje dhe i gjithë aktiviteti ynë dhe fjalëkyçi i asamblesë deri në zgjedhjet e ardhshme është territori” ka theksuar Rama
Kreu i PS-së Rama ka bërë edhe dy propozime për të bërë të mundur krijimin e kushteve për të mbuluar territorin.
“E para :Të bëjmë një mundur të organizohemi në zonat periferike për të plotësuar forcat edhe në disa pika ku asambleja ka lënë boshllëk. E dyta: të ngrihet një komiteti i përfaqësimit territorial, si një strukturë që do ti shërbejë partisë por ta ndihmoj edhe kryetarin si një struktrue e lidhur me territorin përtej mureve të kryeqytit dhe të parlamentit” ka theksuar Rama.
Kreu i PS-së, ka theksuar rëndësinë e reformës zgjedhore, si domosdoshmëri për integrimin dhe kthimin e besimit në popull tek vota e lirë ndërsa shtoi se ekipi socialist në komisionin parlamentar për reformën zgjedhore do të japë një kontribut të rëndësishëm me propozime konkrete.
Ndërsa e ka cilësuar këtë komitet si mjaft të rëndësishmë Rama ka theksuar se tashmë është moment për ta konsideruar dhe ta aprovuar miratimin e një structure të tillë që e mban kryesinë e partisë me këmbë në tokë.
Rama theksoi gjithashtu se do të krijohet edhe një këshill i cili do të quhet "Këshilli i të urtëve" që do të mblidhet sistematiksht në prani të kryetarit sipas rastit dhe nevojës për tu dëgjuar.
“Po ashtu do të ngremë një Këshill Politik, apo Këshillin e të Urtëve që do të mblidhen në kohën të caktuara. Do të mbledh nga më të moshuarit tek më të rinjtë”, tha Rama. Në këtë Këshill do të jenë Servet Pëllumbi, Ylli Bufi, Namik Dokle, Pandeli Majko, Maqo Lakrori, Luan Hajdaraga, Bashkim Zeneli, etj.
Rama gjithashtu propozoi Gramoz Ruçin, si kandidaturë të vetme të kreut të Asamblesë Kombëtare ndërsa shtoi se kjo nuk do të thotë që të mos propozohen kanditatuara të tjera.
Një tjetër risi sipas kreut të PS-së Rama do të jetë edhe numërimi elektronik që do të kthehet në traditë në të ardhmen. “Procesi i numërimit mund të ndiqet live nga të gjithë duke përfshirë edhe publikun. Është një provë me mjete rrethanore, me një aparaturë që e gjetëm në Shqipëri por teknologjia ofron një numërim sa më të shpejtë” ka theksuar Rama.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka komentuar në mbledhjen edhe zërat për mundësinë e një koalicioni më LSI-në duke theksuar se Ilir Meta e ka bërë zgjedhjen e tij dhe PS nuk i duhet gjysma e pushtetit por ajo duhet të punojë për të mbledhur më shumë vota.
“Ilir Meta është pjesë e pushtetit dhe nuk ka opozitë të thotë se na duhet gjysma e pushtetit. Ai e ka bërë zgjidhjen e tij dhe ne nuk kemi ç`ti themipër sa kohë ajo mbetet zgjedhja e tij. Ne na duhet një organizim për të shkuar në çdo derë dhe për tu folur me zemër çdo qytetari” tha Rama.