E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhet lista e 35 kandidateve te kryesise se perzgjedhur nga Rama jashte kundershtaret

Sot votohet ne menyre te fshehte anetaret e asamblese do te zgjedhin 25 anetaret e kryesise

Sot pritet te zhvillohet mbledhja e Asamblese se re Kombetare e dale nga zgjedhjet e kongresit te nentorit ku do te votohen anetaret e rinj te Kryesise se PS-se nje prej strukturave me te larta drejtuese ne kete force politike. Edhe pse zyrtarisht kreu socialist Edi Rama do ta shpalle sot listen e kandidateve qe do te garojne per postin e anetareve te kryesise dje u mesuan ne menyre konfidenciale prane selise roze edhe 35 emrat konkurrues. Ne kryesine e re e cila nisur nga shtimi i numrit te anetareve te Asamblese Kombetare do te pesoje nje rritje me 25 anetare nga 16 qe ishin me pare kryesocialisti ka menduar te perfshije emra te cilet kane qene pjese e saj por nga ana tjeter vihen re edhe nje sere emrash te cilet njihen si mbeshtetes dhe bashkepunues te afert te Rames. Nder keta emra dallojne ata te Sajmir Tahirit Damian Gjiknurit Ditmir Bushatit Armando Subashit Ilir Beqjes Valentina Leskaj apo edhe Vasilika Hysit. Po ashtu pjese e kryesise pritet te jene edhe emrat e rinj te perfshire ne kete force politike vetem pak kohe me pare si kryetarja e Bashkise se Burrelit Adelina Farrici apo edhe Erjon Veliaj i cili teseren e Partise Socialiste e mori vetem 1 muaj me pare ne mbledhjen e kongresit. Ne listen e kryesise gjithashtu jane perfshire edhe emrat e tre kryetareve bashkiake ai i Vlores Flamur Gjika Qazim Sejdini i Bashkise se Elbasanit dhe Vagjush Dako i qytetit te Durresit. Ndersa sa i perket listes per sekretariatin per te cilen ende nuk eshte vendosur nese do te jete ne votim sot apo ne nje mbledhje tjeter te Asamblese Kombetare mesohet se emrat e atyre zerave te cilat kane shprehur hapur kritiken e tyre ndaj politikes se ndjekur nga kreu socialist Edi Rama si Kastriot Islami apo Andis Harasani nuk do te perfshihen ne votim.

Lista

Ne listen e perzgjedhur nga kryesocialisti Edi Rama e cila pritet te sjelle ndryshime te theksuara ne kryesine e re dhe sekretariatin vihet re se jane lene jashte saj nje sere emrash te cilet kane qene pjese e saj e po ashtu jane perfshire ne te emra te rinj kryesisht ata te cilet njihen si bashkepunues te ngushte te liderit socialist. Mesohet se ne kandidaturat te cilat do te paraqese kreu socialist perpara anetareve te Asamblese Kombetare nuk do te jene emrat e atyre deputeteve te selise roze te cilet kane kundershtuar menyren se si Rama po e drejton forcen me te madhe opozitare. Islami Harasani dhe Haxhiymeri ku kjo e fundit nuk u perfshi as ne listen e kandidateve te AK-se pritet te mos jene me pjese e strukturave drejtuese te selise roze. Po ashtu edhe Saemira Pino dhe Eva Allushi do te jene pjese e listes se perjashtimeve. Por nga ana tjeter ne listen e kryesise se PS-se e cila do te pesoje nje rritje ne numer me me shume se 9 anetare nga ajo aktualja jane perfshire gjithashtu edhe nje sere emrash deputete nder me aktive ne PS te ardhur kryesisht ne kete force politike pas zgjedhjeve te pergjithshme te vitit 2009. Sajmir Tahiri Damian Gjiknuri Ditmir Bushati Armando Subashi ish-deputeti Ilir Beqja Vasilika Hysi dhe Eglantina Gjermeni jane nder emrat te cilet pritet te jene pjese e kryesise se re te PS-se. Nder kandidatet e propozuar nga Rama vihet re edhe prania e emrave te te ardhurve te rinj prane kesaj force si ato te kryebashkiakes se Burrelit Adelina Farrici apo ai i ish kreut te G-99 Erjon Veliaj. Pjese e listes se kryesise se re jane edhe emrat veterane te PS-se si Gramoz Ruci Pandeli Majko Mimi Kodheli Arben Malaj Ben Blushi Erjon Brace dhe Arta Dade. Lidhur me emrin e deputetit socialist Arben Malaj i njohur per qendrimet e tij kritike ndaj disa prej vendimeve dhe menyres se organizimit te PS-se nga Rama ky i fundit duket se nuk do te marre asnje mase duke e perfshire keshtu serish ate ne strukturen e larte te selise roze.

Votim i fshehte por i mbyllur per mediat

Diten e sotme anetaret e Asamblese Kombetare te zgjedhur ne kongresin e 5 nentorit do te votojne ne menyre te fshehte kryesine e re te PS-se nje prej strukturave me te larta drejtuese te kesaj force. Kjo forme votimi do te perdoret per here te pare ne zgjedhjet e socialisteve pasi me pare votimi ishte i hapur dhe anetaret e asamblese votonin thjesht me ngritje dore. Ky ndryshim i fundit duket se vjen pas kritikave te shumta te ardhura nga nje pjese e mire e deputeteve ne PS te njohur si zera ndryshe te cilet kane kerkuar me shume demokraci dhe liri debati brenda forces ku ata bejne pjese. Por gjithashtu mesohet se ne kohen e votimit te anetareve te Asamblese Kombetare do te jete i mbyllur per mediat.

Shtimi i numrit te kryesise

Asambleja Kombetare e PS-se do te votoje sot per rreth 35 emra te propozuara nga kryesocialisti Rama ku nga keto vetem 25 prej tyre do te perfshihen ne kryesine e re te PS-se. Por nisur nga anetaret aktuale kryesia e re e selise roze do te shtoje numrin e saj me rreth 9 anetare me shume. Sipas perfaqesuesve te PS-se rritja e numrit te anetareve te kryesise vjen pas rritjes qe pesoi numri i anetareve te Asamblese Kombetare ne mbledhjen e Kongresit te nentorit.

Ndryshon vendi i mbledhjes

Pas kthimit ne tradite te zhvillimit te Asamblese Kombetare ne nje prej ambienteve private ku Rama duket se e parapelqente mjaft mbledhja e kesaj radhe e forumit te larte te PS-se do te zhvillohet ne nje ambient privat prane komunes Ndroq. Punimet pritet te nisin me fjalen e hapjes se kreut socialist dhe me pas diskutimet dhe votimet pritet te zhvillohen pa pranine e medieve.

Kryesia e re

Kryesia e vjeter

Arben Isaraj

Arben Malaj

Armando Subashi

Arta Dade

Adelina Farrici

Artan Shkembi

Aldrin Dalipi

Adriana Berberi

Ben Blushi

Besnik Baraj

Blendi Klosi

Damian Gjiknuri

Ditmir Bushati

Eglantina Gjermeni

Erjon Brace

Erjon Veliaj

Ethem Ruka

Fatmir Xhafaj

Gramoz Ruci

Gjovalin Kadeli

Ilir Beqja

Ledi Shamku

Lindita Nikolli

Mimi Kodheli

Mimoza Hafizi

Namik Dokle

Pandeli Majko

Qazim Sejdini

Sajmir Tahiri

Shpetim Gjika

Taulant Balla

Valentina Leskaj

Vangjush Dako

Vasilika Hysi

1. Edi Rama

2. Arben Isaraj

3. Arben Malaj

4. Ben Blushi

5. Erion Brace

6. Ermelinda Meksi

7. Eva Allushi

8. Gramoz Ruci

9. Ledi Shamku

10. Mimoza Hafizi

11. Namik Dokle

12. Pandeli Majko

13. Saemira Pino

14. Valentina Leskaj

15. Mimi Kodheli

16. Lindita Nikolla

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›