E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Asambleja, beteja e ardhshme zgjedhore

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka deklaruar se asambleja e sotme do të jetë beteja e ardhshme zgjedhore e cila do të çojë derë më derë programin e PS-së, reformën e re organziative. Sipas Ramës kjo asamble do të jetë asambleja e punës me territorin.
 

“Dua ta theksoj fort këtu sot dhe ky do të jetë theksi i çdo mbledhjeje dhe i gjithë aktiviteti ynë dh fjalëkyçi i asamblesë deri në zgjedhjet e ardhshme është territori” ka theksuar Rama

Kreu i PS-së Rama ka bërë edhe dy propozime për të bërë të mundur krijimin e kushteve për të mbuluar territorin.
“E para :Të bëjmë një mundur të organizohemi në zonat periferike për të plotësuar forcat edhe në disa pika ku asambleja ka lënë boshllëk. E dyta: të ngrihet një komiteti i përfaqësimit territorial, si një strukturë që do ti shërbejë partisë por ta ndihmoj edhe kryetarin si një struktrue e lidhur me territorin përtej mureve të kryeqytit dhe të parlamentit” ka theksuar Rama.
 

Kreu i PS-së, ka theksuar rëndësinë e reformës zgjedhore, si domosdoshmëri për integrimin dhe kthimin e besimit në popull tek vota e lirë ndërsa shtoi se ekipi socialist në komisionin parlamentar për reformën zgjedhore do të japë një kontribut të rëndësishëm me propozime konkrete.

Ndërsa e ka cilësuar këtë komitet si mjaft të rëndësishmë Rama ka theksuar se tashmë është moment për ta konsideruar dhe ta aprovuar miratimin e një structure të tillë që e mban kryesinë e partisë me këmbë në tokë.

vijon..

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›