Rama: Do shkatërrojmë monopolet, rishikim të koncesioneve

Rama e Harasani
PS organizon tryezën për energjinë.
Partia Socialiste ka mbledhur sot tryezën për energjinë, në kuadër të nismës Për një Rilindje Shqiptare, duke trajtuar çështje të industrisë, energjisë, burimeve natyrore e minerare. Kryetari i PS, Rama, shprehu sot shqetësimin për mungesën e prodhimit të energjisë në vend, pavarësisht mundësive të mëdha. Rama akuzoi qeverinë se po përdor çdo burim energjie e industrie për përfitime financiare të një grupi njerëzish dhe në dëm të popullit. Sistemi i monopoleve duhet shkatërruar, si një sistem kancerogjen që, praktikisht, jo vetëm e ka kapur gjithë ekonominë, por edhe po e dobëson përditë organikisht ekonominë kombëtare të shqiptarëve. Nesër do të jetë shumë vonë! Është një model klientelist që pengon konkurrencën, i cili pengon transparencën dhe eficiencën dhe sot qeveria i ka shtrirë monopolet dhe shfrytëzimin e pasurive natyrore duke vënë një të mirë publike në shërbim të një pakice sipërmarrësit klientelist të qeverisë të lidhur me interesat politike dhe financiare të një grupi në qeveri që kontrollon këtë fushë, u shpreh Rama. Ai ka theksuar më tej se shumë projekte koncesionare kanë injoruar impaktin në mjedis, ndërsa ka shtuar se janë akumuluar me shpejtësi para në këmbim të rrënimit të të gjitha potencialeve të kësaj pasurie publike. Ne kemi marrë një angazhim solemn për ti shfuqizuar të gjitha lejet koncesionare për vepra energjetike që nuk i kanë respektuar afatet ligjore dhe për të krijuar mundësi për përfshirje përmes konkurrencës dhe transparencës të investitorëve seriozë vendas apo të huaj që kanë kapacitetin për të zhvilluar projekte në mënyrë transparente, u shpreh Rama.
Kaskada e Drinit
Fierza
Niveli 272.5 metra
Prurjet 300 m3/sKomani
Niveli 171 metra
Prurjet 100 m3/sVau i Dejës
Niveli 73.2 metra
Prurjet Ska
Konsumi ditor 19 milionë kwh
Importi ditor 11 milionë kwh
Prodhimi ditor 8 milionë kwh
Kriza
Kriza e CEZ tani është shtrirë tërësisht në KESH. Burimet natyrore shfrytëzohen pambarimisht dhe ne importojmë energji elektrike me 60 euro dhe eksportojmë me 40 euro. Dhe humbjen nga keqpërdorimi i energjisë elektrike, qoftë për shkak të mungesës apo për shkak të korrupsionit, është e barabartë me gjithë prodhimin e Vaut të Dejës. Sot energjia elektrike është 65% më e shtrenjtë se viti 2003, nafta 3 herë më e shtrenjtë, dhe këtu nuk ka keqkuptim. Evazioni fiskal po lulëzon, u konfirmua me fakte se kontrabanda e naftës është një aktivitet kriminal, por e organizuar politikisht.
ARISTIR LUMEZI