"Presidenti", Fajon: Mos bëni gabimet e së kaluarës

Eurodeputetja Tanja Fajon thotë se Parlamenti Evropian kërkon një proces të drejtë dhe demokratik.
"Ne do e ndjekim procesin e zgjedhjes së Presidentit. Ne shpresojmë që ai të jetë një proces i drejtë e demokratik, sepse nuk duam të bëhen gabimet që kanë ndodhur në të kaluarën. Zgjedhja e Presidentit do të tregojë nëse vendi e ka arritur maturinë e mjaftueshme për të vazhduar integrimin evropian. Unë mendoj se ky vit mund të jetë vit shumë i rëndësishëm për Shqipërinë", tha Tanja Fajon, eurodeputete, ish-raportuese për vizat me Shqipërinë në PE.
Tanja Fajon kërkon gjithashtu që partitë të mos humbasin kohë në finalizimin e Ligjit të ri zgjedhor. "Është shumë e rëndësishme që reforma zgjedhore të përfundojë, që Shqipëria të tregojë maturi dhe kryesorja që zgjedhjet e reja të zhvillohen në mënyrë të drejtë e demokratike. Sepse në të kaluarën ne kemi parë shpesh që Shqipëria ka humbur kohë në përmbushjen e reformave të integrimit evropian. Mendoj se ky duhet të jetë fokusi tani: të mos ketë më vonesa", vijon Fajon.
Komisioni Evropian brenda këtij viti pritet të miratojë edhe një ligj, i cili sipas Fajon pritet të përdor mekanizmin e bllokimit të përkohshëm të vizave vetëm në raste krize dhe si masë ekstreme.
"Ne po diskutojmë për mekanizmin e bllokimit të përkohshëm të regjimit të lirë të vizave. Është shumë e rëndësishme, sidomos për vendet e Ballkanit Perëndimor, që qyetarët të dinë se cilat janë rreziqet që ai mund të sjellë dhe në ç?mënyrë ata mund të parandalojnë abuzimet me lëvizjen e lirë. Kur ky mekanizëm për pezullim të përkohshëm të lëvizjes së lirë të miratohet, atëherë jo vetëm vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe vendet e tjera, nëse nuk respektojnë kushtet, rrezikohen të vihen në "listën e zezë" të Shengenit ose do t?u rikthehet sistemi i mëparshëm i vizave", tha Fajon për “AS"
Lidhur me statusin, Fajon shprehet se është në dorën e klasës politike në Shqipëri nëse shqiptarët do të marrin statusin brenda këtij viti. Sipas saj, shansin historik të 100-vjetorit të Pavarësisë shqiptarët duhet ta përdorin për ta bërë këtë hap të ri drejt Bashkimit Evropian, sepse kjo është dëshirë e të gjithë qytetarëve dhe se "Shqipëria i përket Evropës". /Start/
2012-05-20 16:37