Rama: Do ulim koston në bujqësi
Gramsh (start)-Në vijim të Dialogut me Shqipërinë, kreu i opozitës Edi Rama, ka mbërritur në fshatrat e Gramshit, ku ka dialoguar me fshatarët për bujqësinë. Gjatë takimeve me banorë të ndryshëm, Rama theksoi se politikat e ndjekura në sektorin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, kanë sjellë degradim të fshatit shqiptar.
“Sot një nga problemet kryesore që ka fshati, janë kostot e prodhimit, apo jo?”-iu drejtua Rama banorëve, teksa shtoi se “Vetëm nga rritja e shpërfaqjes së punueshme, mund të ulen kostot deri në 40 %”.
“Atëherë të ndërtojmë një politikë të re, të nxisim bashkëpunimin mes bujqve dhe fermerëve me mbështetje financiare dhe të ulnin koston e prodhimit. Kështu, ne bëjmë një rrugë e dy punë, ku nga njëra anë rritim prodhimin dhe nga ana tjetër këtë prodhim e nxjerrim me kosto të ulët, dhe kështu që ulim çmimet në qytet. Kjo është politika që duhet bërë”-theksoi Rama para fshatarëve.