E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Bashkëpunimi PD-PS i rrezikshëm

Tiranë (Start)-LSI ka reaguar pas hapave me të cilat Ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, Kryeministri Sali Berisha dhe bashkëpunëtorja e këtyre, Partia Socialiste po hedhin lidhur me Reformën në Drejtësi. Përmes një konference për shtyp, deputeti i kësaj 0pasrtie, Spartak Braho i vlerësoi zhvillimet si të rrezikshme për reformën në fjalë.

Sipas tij, ankimet ligjore te llojit Alibeaj nuk janë pjese e synimeve për reforme, por synimi i vendosjes se kontrollit te ekzekutivit mbi institucionet e drejtësisë për t’i rrënuar ato.

“Armimo Reforma Alibej – po synon për te monopolizuar pushtetin e ekzekutivit dhe jo për te ruajtur balancat. Ajo është shfaqur frikshëm tani si një burim arrogance dhe imponimi i iniciativave ligjore edhe antikushtetuese, duke bere presion e sulmuar punën dhe direkt punonjësit e organeve te drejtësisë. Me se miri këtë e dëshmoi dje edhe Kryeministri i cili akuzoi prokuroret që hetojnë aferat e Qeverise, si te lidhur me krimin”, tha ai.

Duke cituar edhe deklaratat e përfaqësuesve të Euralusit, OBDAT, etj, Braho u shpreh se projektligjet e qeverise Berisha – Alibej ,mbartin jo vetem synime djallëzore, por janë te papranueshme edhe për cilësinë e tyre te dobët dhe se cenojne rende integritetin e organeve te drejtesise, pasi fuqizojne monopolin vendimmarrës te Ministrisë se Drejtësisë duke eliminuar parashikimet ligjore që e detyrojnë këtë Ministri për tu konsultuar ne vendimmarrjet e saj me grupet e interesit, gjyqtare, prokurore, avokate, notere etj, gjë që bie ndesh me rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare.

“Është i papranueshëm qëndrimi ne detyre i Ministrit Alibej, jo vetem për kontradiktat e thella që ai ka krijuar me institucionet e pavarura te drejtësisë, por se ai ka konflikt interesi dhe është një Ministër që pandehet si i inkriminuar ne tragjedinë e Gerdecit te cilin po heton organi i Prokurorise ndaj ai duhet te largohet si i papërshtatshëm për te drejtuar institucionin e Ministrisë dhe Reformën ne drejtësi”, vijoi ai.

Një tjetër çështje që Spaho denoncoi ishte edhe nisma e zevendesit te Jozefina Topallit, Ylli Bufi për te rifilluar ndryshimet ne Kushtetutës se Shqipërisë apo ligjeve te tjera që lidhen me te ashtuquajturën Kufizim te Imunitetit. “Që ta kuptoni qartë – synohet përsëri te preket dhe ndryshohet Kushtetuta si ne 21 prill te këtij viti, ne afro 10 nene te saj. Kjo kasaphane e re dhe këto ndryshime ne Kushtetute z. Bufi synon ti paraqesë si standarde te reja, gjuhe kjo tërësisht demagogjike, pasi “Varianti i ri i ndryshimeve” , nuk ka synim vetëm kufizimin e imunitetit te deputeteve (gje për te cilën LSI – është jo për te kufizuar, por për ta hequr fare imunitetin) por goditja e radhës dhe lenia pa mbrojtje ligjore e institucioneve te pavarura dhe punonjesve te tyre, duke filluar nga KLD, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Larte, gjyqtaret e niveleve te ulta, prokuroret si dhe te gjithë institucionet e tjera. Keshtu ia kërkon Berisha, përfaqësuesit te PS z. Ylli Bufi kështu kërkon te beje ai duke i lene ata (se pak janë deri tani) ne meshiren e presioneve sulmeve e intrigave te kesaj maxhorance dhe titullarët e saj te çmendur”, tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›