Topalli konkurrent me Ramën në Kongresin e PBDNJ

Dule dje gjatë fjalës në Kongresin e PBDNJ
Në Kongresin e partisë së Dules, të pranishëm të djathtë e të majtë.
Kreu i PS, Rama: Bashkë në anën e duhur të historisë. Kryeparlamentarja Topalli: Jemi si motra e si vëllezër.
Në Kongresin e PBDNJ-së, në 20-vjetorin e krijimit të partisë së minoriteteve në Shqipëri, PS e PD ishin në garë për votat e grekëve. Në fjalën e tij përshëndetëse në këtë kongres, Edi Rama, i cili drejton koalicionin opozitar, pjesë e të cilit është edhe PBDNJ, i kërkoi Dules të qëndrojë në krah të tij. Sot unë jam shumë krenar sepse bashkë me ju, Partia Socialiste, PBDNJ dhe i gjithë koalicioni i Aleancës për të Ardhmen është në anën e duhur të historisë. Ne jemi në anën e duhur të historisë sepse kemi vështrimin e duhur për rimëkëmbjen e ekonomisë. Kemi vështrimin e duhur për ripërtëritjen e shoqërisë. Kemi vështrimin e duhur për rivendosjen e demokracisë. Kemi vështrimin e duhur për ribashkimin me Europën. Ne jemi në anën e duhur të historisë sepse sot duam një Shqipëri me një punësim real, dhe jo me një rritje të vazhdueshme të papunësisë, u shpreh Rama. Me superlativa për Vangjel Dulen në krye të PBDNJ-së, i cili pak ditë më parë kritikoi Ramën për vakum institucional brenda koalicionit të majtë, kreu i PS e cilësoi atë një politikan dinjitoz. Mund të duket diçka e vogël, por unë besoj se për të gjithë anëtarët e simpatizantët e PBDNJ-së duhet të jetë diçka e madhe që kryetari i partisë suaj është i vetmi kryetar partie në Shqipëri që nuk është ulur asnjëherë në një karrige ministri. Edhe si kryetar i PBDNJ-së në qeveri gjatë mandatit të shkuar, edhe si udhëheqës i saj në opozitë, krah për krah me ne gjatë këtij mandati, Vangjeli ka qenë po ai qytetar fisnik dhe politikan dinjitoz në raport me gjithë të tjerët dhe me publikun në radhë të parë, u shpreh Rama. Sipas tij, bashkëpunimi ynë me PBDNJ-në dhe besoj për meritën e veçantë të Vangjel Dules, nuk është trazuar asnjëherë nga interesat e vogla dhe as nga hatërmbetjet karakteristike të infantilitetit apo të urisë për pushtet të politikës, karakteristikë e politikës shqiptare të këtyre viteve, viktimë e së cilës kanë rënë edhe disa ndër ish-miqtë dhe anëtarët e kësaj partie, por që ju kanë lehtësuar se dukeni më mirë pa ta dhe do ishit më në hall me ta.
Topalli
Kryetarja e Parlamentit duket se i ka vënë në siklet përfaqësuesit e opozitës të ndodhur në sallë. Kjo edhe sepse në falënderimet që Dule bëri për të ftuarit në sallë, për kryeparlamentaren u shpreh se të gjithë ne kryetarët e partive e pranojmë si kryetare zonjën Topalli. Nënkryetarja e PD-së, e njëkohësisht kryetare e Parlamentit, u prit me entuziazëm në aktivitetin e një partie që aktualisht ndodhet në kampin opozitar. Topalli në fillim të fjalës së saj kujtoi kryetarin e parë të kësaj partie, Vasil Melo, por bëri dhe vlerësime maksimale për Vangjel Dulen se po ecën në rrugën e tij. PBDNJ duhet të jetë krenare për kryetarin e saj të parë. Një njeri erudit, i dashur, një njeri që gëzonte respektin e të gjithëve. Të jeni optimistë për kryetarin aktual, Vangjel Dulen, partia juaj ka dy shtylla, e drejta dhe liria e njeriut, dhe nuk ka gjë më të rëndësishme për një njeri se sa liria dhe të drejtat e njeriut, u shpreh Topalli. Një vit para zgjedhjeve, Topalli e vlerësoi PBDNJ-në si parti simotër. Unë dua të shpreh respektin më të madh, por edhe të përcjell në cilësinë e dyfishtë, si kryetare e Kuvendit, por edhe si nënkryetare e Partisë Demokratike, se ne ju konsiderojmë si motra, si vëllezër, ju respektojmë, punojmë çdo ditë për të garantuar çdo të drejtë, si e çdo shqiptari, e çdo qytetari tjetër, burrë apo grua në Shqipërinë tonë të dashur. Unë ju uroj suksese zoti Dule, suksese partisë suaj dhe suksese vendit tonë në proceset dhe sfidat tona!, u shpreh Topalli. Ajo vlerësoi filozofinë e PBDNJ-së. Teksa ndiqja fjalimet, ajo që spikaste ishte se partia juaj ka një emër të veçantë. Partia për Bashkimin e të Drejtave të Njeriut ka dy shtylla: e drejta, pra drejtësia dhe njeriu. Dhe në këtë botë nuk ka gjë më të rëndësishme se sa qenia njerëzore e shoqëruar me përgjegjësinë dhe të drejtën. Për çdo qenie njerëzore nuk ka gjë më të rëndësishme se sa të kërkojë dhe të arrijë të drejtën, në të cilën ai beson, ëndërron, ka idealin e tij, u shpreh Topalli.
Jozefina Topalli
Unë dua të shpreh respektin më të madh, por edhe të përcjell në cilësinë e dyfishtë, si kryetare e Kuvendit, por edhe si nënkryetare e Partisë Demokratike, se ne ju konsiderojmë si motra, si vëllezër, ju respektojmë, punojmë çdo ditë për të garantuar çdo të drejtë, si e çdo shqiptari, e çdo qytetari tjetër, burrë apo grua në Shqipërinë tonë të dashurEdi Rama
Mes bindjeve dhe karrigeve, PBDNJ ka zgjedhur bindjet; mes parimeve dhe pazareve ka anuar gjithmonë nga parimet. Edhe njëherë gëzuar 20-vjetorin e PBDNJ-së, suksese dhe jini të bindur se të qëndruarit mbi parimet, vlerat dhe bindjet është puna më e vështirë që dikush mund të bëjë kur është në politikë, por është, pa dyshim, e vetmja punë që populli, njerëzit dhe fëmijët tanë do ta mbajnë mend me respekt nga gjithë gjenerata jonëKreu i PLiDr, në krah të PBDNJ-së
Ngjela: Mbroni të drejtat tuaja
Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, i ftuar dje në Kongresin e 20-vjetorit të themelimit të PBDNJ-së, deklaroi se Shqipëria ende nuk ka arritur pjekurinë e demokracisë, ndaj dhe duhet një zë i fortë për mbrojtjen e të drejtave të minoritarëve. Ngjela deklaroi se PBDNJ-ja ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në fqinjësinë e mirë me shtetin grek dhe në mbrojtjen e të drejtave të kësaj pakice. Për kreun e Ligj dhe Drejtësi, Shqipëria do të bëhet me çdo kusht një vend ku demokracia do të lulëzojë. Nuk është gjuha që na ndan, por janë idetë që na ndajnë nga njëri-tjetri; kjo mendoj se është e ardhmja demokratike e Europës. E rëndësishme është a jeni të fortë ti mbroni të drejtat tuaja? Në qoftë se ju jeni të fortë të mbroni të drejtat tuaja, edhe unë bashkohem më zërin tuaj me çfarëdo lloj shkeljeje që u behët këtyre të drejtave. Këtë vend do ta bëjmë domosdoshmërish demokratik, theksoi Spartak Ngjela.
Dule: Ne, pjesë e qeverisjes së re
PBDNJ feston 20-vjetorin e krijimit në Pallatin e Kongreseve. Të pranishëm deputetë grekë
Apel që të kthehen te kjo strehës të gjithë të larguarit nga ne
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, u ka bërë thirrje dje të gjitha rrymave apo individëve të larguar të rikthehen për tu bërë pjesë e një alternative fituese në zgjedhjet e ardhshme të 2013-s. Me rastin e 20-vjetorit të PBDNJ-së, Vangjel Dule përshëndeti bashkimin e partisë me Lëvizjen Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, me kryetar Ligoraq Karamelon dhe të njëjtën gjë kërkoi që të bëhej me të gjithë të larguarit nga kjo forcë. Rruga e Karamelos dhe e imja personalisht, por edhe e shumë drejtuesve të PBDNJ-së u ndanë në momente të caktuar të zhvillimeve të brendshme të PBDNJ-së, për arsye të cilat i dimë dhe nuk është vendi ti diskutojmë. Por, duke përjetuar rrugët e ndara, konstatonim përditë domosdoshmërinë e të qenit bashkë, deklaroi Dule. PBDNJ-ja, sipas Dules, është streha e përbashkët për të gjithë individët që kërkojmë me forcë integrimin e vendit dhe garantimin e të drejtave të minoritetit grek. Kreu i PBDNJ-së theksoi më tej se kjo nuk është pronë as e kryetarit dhe as e grupeve të caktuara, ndaj kërkoi nga të larguarit që të harrojnë mëritë e së shkuar