LSI: Reforma zgjedhore, kyç për integrimin në BE

Luan Rama
TIRANË- LSI përmes sekretarit të përgjithshëm Luan Rama ka apeluar për finalizimin në kohë të reformës zgjedhore si një cështje kyc për integrimin e vendit në BE. Gjatë një deklarate për mediat, Rama theksoi se qëndrimet e LSI janë të lidhura me plotësimet e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.
Procesi zgjedhor është dita e ushtrimit të pushtetit nga qytetarët dhe ata nuk mund të jenë jashtë, Për ne barazia e votës është shumë e rëndësishme. Ftojmë partitë politike, PS-PD të gjejnë vullnet për të vlerësuar gjithçka me seriozitet- tha ai.
Luan Rama ka theksuar se LSI është plotësisht e angazhuar në këtë reformë. Ne jemi, jo vetëm partnerë të rëndësishëm, por edhe kontributorë të rëndësishëm në gjithçka lidhet me plotësimin e 12 kushteve të BE dhe që janë rruga nëpër të cilën duhet të shkojë politika për të mbërritur te ftesa për anëtare në BE- tha ai.