Rama: Ekonomia gropë thithëseshifrat e manipuluara
TIRANE - Kryetari Rama ia kushtoi analizës së të ardhurave fiskale mbledhjen e sotme të grupit PS. Në selinë rozë në prani të deputetëve socialist, dhe gjatë kohës që mbledhja ishte e lejueshme për mediat kryetari i PS-së bëri një analizë të të ardhurave nga taksat direkte, tatim fitimi, të ardhurat e koorporatave për të parë çfarë ka ndodhur në ekonominë shqiptare dhe krizën ku ndodhet sot ekonomia.
“Është më shumë se një krizë ciklike. Eshtë pasqyra e shterrimit të modelit ekonomik të zhvillimit që përkon me dallgët e një krize ekonomike. Ekonomia reale është në një gropë thithëse që tërheq gjithmonë e më shumë. ”- tha Rama.
Kreu socialist akuzoi qeverinë për shifra të manipuluara që tregojnë rritjen ekonomike dhe nëpërmjet grafikave të të ardhurave vërtetoi se edhe fitimet e koorporatave në 2012 kanë qenë më të ulëta se çdo vit tjetër.
"Shifrat tregojnë se jemi në një periudhë të rrënuar të ekonomisë reale. Kjo është më shumë se një recesion, kjo është pasqyra e një modeli ekonomik zhvillimi. Minimalisht është e dosmosdoshme që të ndërmerret ai hap që ne e kemi kërkuar prej kohësh që të hiqet taksa e biznesit të vogël sepse çdo muaj që kalon përkon me një rrënim që për shumë biznese të vogla do të jetë një rrënim i pakthyeshëm. Nëse llogarisim rënien e xhiros kombinuar me rritjen e borxheve apo të numrit të njerëzve në librat e veresijeve jemi në kushtet ku ekonomia reale është në një gropë thithëse që e tërheq edhe më shumë.
Rama bëri thirrje për frenim të rrënimit ekonomik, i cili sipas tij nis në zgjedhjet e 23 qershorit.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)