E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Aleanca jone me e rendesishme me ata qe duan integrimin

Lëvizja Socialiste për Integrim nisi zyrtarisht nga Elbasani fushatën zgjedhore.
Para mbështetësve të partisë që drejton, Ilir Meta u shpreh i bindur në fitoren më 23 qershor.
 “LSI me këtë solidaritet dhe me këtë proces hapjeje do të dijë jo vetëm të fitojë me meritë, por do të dijë ta kthejë gjithë këtë përkrahjeje në zhvillim”, vuri në dukje Meta. 
I bindur në fitore, nuk foli për aleanca politike, por për bashkëpunim me grupet e interesit, me qëllim hapjen e vendeve të reja të punës.
“Aleanca jonë është e vendosur me sipërmarrësit shqiptarë dhe elbasanas që do hapin vende të reja pune. Aleanca jonë më e rëndësishme me ata që duan integrimin e shpejt, të progresit”, deklaroi ai. 

Meta vlerësoi rëndësinë e ndërtimit të aksit rrugor strategjik që lidh Elbasanin me Tiranën. Sipas tij, kjo vepër gjigante do të rrëzojë pengesat për komunikim mes dy qyteteve.
“Në muajt që vijnë kjo gjeneratë do të përjetojë realizimin e ëndrrës së madhe të bashkimi të Elbasanit dhe Tiranës dhe do preket nga të gjithë. E madhe sepse rrëzohet pengesë e madhe, sepse ndihmon punësimin në këtë qytet, ku papunësia mbetet plagë”, vlerësoi Meta.

Kreu i LSI, u ndal edhe në debatin e fundit lidhur me deklaratat nacionaliste.

 “Patriotizmi më i mirë nuk është të merremi me të kaluarën, por më i miri është të punojmë konkretisht për integrimin europian”, tha kreu i LSI-së. 

Në takim, Meta vlerësoi rolin e qytetarëve elbasanas në ndërtimin e shtetit dhe kombit shqiptar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›