E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani: I gatshëm për një mandat të dytë

TIRANË- Këshilli mbikëqyrës i Bankws së Shqipwrisë vendosi të të mbajë të pa ndryshuar në nivelin 5% normën bazë të interesit të kredisë në lekë.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, në raportin vjetor për politikën monetare, deklaroi se ekonomia shqiptare po vazhdon te ruajë një trend pozitiv rritjeje dhe tregues financiar të përmirësuar.

“Sot me datë 26 tetor 2011, Banka e Shqipërisë mori në shqyrtim raportin e politikës shqiptare, pasi u njoh me politikën shqiptare, vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, 5 %. Ekonomia shqiptare gjatë 20011 ka pasur ecuri pozitive pavarësisht frymës së pafavorshme. Gjatë 3-mujorit të tretë të këtij viti ekonomia shqiptare u rrit nën potencialin e saj, ndonëse progresi ekonomik duhet të orientohet drejt rritjes se konkurrueshmërisë dhe thithjes së investimeve të huaja”,- theksoi Fullani

Sa i përpekt propozimit të sotëm të Këshillit të Ministrave i cili e kishte propozuar si anëtar i Bordit të Bankës së Shqipërsë Fullani u shpreh: “Guvernatori është në detyrë dhe raporti i sotëm, tregon se Banka Banka e Shqipërisë është e gatshme për të përballuar sfdat e ardhshme”.

Duke analizuar ecurinë e ekonomisë dhe duke iu referuar edhe raportit të FMN-së, Fullani ka deklaruar se sistemi bankar në vend është i shëndoshë financiarisht, likuid dhe i gatshëm për të kredituar ekonominë.

“Kapitali dhe kapitalizmi është kryefjala e kujdesit makroprodencial botëror sot. Sistemi bankar u gjet likuid përpara krizës. Masat e marra shtojnë rritjen e depozitave, niveli aktual është mbi nivelin rajonal, por edhee Europian, me zhvillimet e fundit të ekonomisë globale Banka e Shqipërisë ka vijuar përmisimin. Sistemi bankar shqiptar është likuid.
(e.m/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Rama: Ekonomia në rrokullimë, Guvernatori në ngjitje

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›