E Diel, 1 Nëntor 2026

Ajnshtajni kishte të drejtë, nuk mund të kalohet shpejtësia e dritës

Ai që u cilësua në shtator si arritja e madhe e fizikës moderne ka rënë poshtë përfundimisht pas përsëritjes së eksperimenteve. Edhe një herë, shkencëtarët i kanë dhënë të drejtë Ajnshtajnit për shpejtësinë më të madhe në univers, duke saktësuar se eksperimenti i kryer në shtator ka nxjerrë një përfundim të gabuar, për shkak të një anomalie në aparatura.

Neutrinot nuk janë më të shpejta se drita. Matjet e eksperimentit që i nxorën neutrinot 60 nanosekonda më të shpejta se drita janë të pasakta për shkak të një keqfunksionimi në aparaturat e matjes së shpejtësisë. Shkencëtarët e CERN-it pranojnë në këtë mënyrë se kanë bërë një gabim duke vënë në diskutim një nga parimet më të qëndrueshme të fizikës.

Eksperimenti që ka vërtetuar përfundimisht se shpejtësia e dritës është më e madhja në universin që ne njohim është emërtuar Icarius dhe është zhvilluar në laboratorët e Institutit Nacional të Fizikës në Itali. Përfundimet janë publikuar në revistën ArXiv. / Gazmira Ndoja

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›