Tahiri:I qëndroj deklaratave për fëmijët e Berishës
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka nisur procesin për padinë e bërë nga fëmijët e kryeministrit, Argita dhe Shkëlzen Berisha, ndaj deputetit të PS-së, Saimir Tahiri.
Tahiri është paditur nga fëmijët e Berishës për shpifje. Në një deklaratë për mediat, Tahiri ka deklaruar se i qëndron pohimeve që ka bërë, duke theksuar se ai ka folur si politikan.
Ai ka kërkuar që në seancë të dëshmojnë vetë paditësit e tij, Argita dhe Shkëlzen Berisha, ndërkohë që ka kërkuar që si prova të administrohen deklaratat pasurore të Argita e Shkëlzen Berishës, si edhe një sërë dokumentesh nga tatimet e ZRPP për fëmijët e kryeministrit.