E Diel, 1 Nëntor 2026

Oketa: Nuk kam votuar kundër, por PRO interesave të qytetarëve

Share

Vota kundër mazhorancës e deputetit Gazmend Oketa, në lidhje me ligjin për tetraplegjikët, ka bërë që gjithë mediat ti kushtojnë një rëndësi të madhe. Vetë deputeti, pasi shumë gazeta janë hapur pikërisht me votën e tij, ka dashur të sqarojë atë që ndodhi. Oketa Shkruan në Facebook se ai nuk ka votuar kundër mazhorancës, por ka votuar pro interesave të qytetarëve.

“Dje ne Kuvendin e Shqiperise jane votuar dy projektligje, te cilat kane te bejne me statusin e te verberve dhe personave paraplegjik e tetraplegjik. Shtypi i sotem ka komentuar voten time te djeshme lidhur me keto dy projektligje. Nga kendveshtrimi mediatik, titulli: “Oketa, voton kunder” ndoshta ben me teper lajm. Por ne fakt nuk eshte keshtu. Une kam votuar PRO. Kam votuar PRO mbrojtjes se interesave te atyre personave te cilet kane nevoje per mbeshtetje ndoshta me shume se cilido tjeter. Gjate javes se shkuar, jam takuar me drejtuesit e shoqatave qe ata kane, i kam degjuar dhe mepas kam vendosur ti mbeshtes me vote. Mendoj se ka ardhur koha t’i shohim gjerat nga ana pozitive. Pra une kam votuar PRO interesave te qytetareve, te cilet duhet te jene te paret. Dhe vota ime do jete gjithmone, PRO ketyre interesave. Ju ftoj ta shohim goten jo gjysme bosh, por gjysme PLOT.

Ju falendroj!”, shkruan Oketa në adresën e tij në Facebook.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›