Tahiri: Ja provat që vërtetojnë korrupsionin e Argita dhe Shkëlzen Berishës
Deputeti socialist, Sajmir Tahiri u ka qendruar gjatë seancës së sotme gjyqësore, akuzave se fëmijët e kryeministrit Sali Berisha janë të korruptuar. Për të provuar akuzat e korrupsionit të Argita dhe Shkëlzen Berishës, Tahiri ka kërkuar nga gjykata marrjen për provë të:
1. Administrimin nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë me cilësinë e provën nga Gjykata të Deklaratës së Pasurisë së shtetases Argita Sali Berisha, dhe përkatësisht deklaratën e pasurisë për vitin 2004, 2005, 2006, 2007, 2008, 2009, 2010, 2011
2. Ekstrakti historik nga Regjistri i QKR për firmën Malltzi dhe Kolanga data e regjistrimit për herë të parë e deri sot
3. Të dhënat për pagesën tatimore nga Drejtoria e Tatim Taksave Tiranë për studion Malltezi dhe Kola nga fillimi i ushtrimit të aktivitetit deri më sot
4. Të dhëna mbi transaksioninmbi pasurinë e paluajtshme nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës për tokën në Porto Romano mbi të cilën ka një studim për ndërtim termocentralit Porto Romano
5. Studimi i Qeverisë Shqiptare për ndërtimin e Termocentralit në Porto Romano sipas miratimit të tij në KRTRSH dhe në Qeveri nqs ka
6. Studimi dhe miratimi i planit për ndërtimin e parkuti industrial nga qeveria shqiptare në Porto Romano, dosje e plotë sic është miratuar
7. Studimi i KESH dhe dosja e plotë për ndërtimin e termocentralit në Porto Romano dhe, eventualisht nëse ka, për parkun industrial
8. Letërkëmbimi elektronik dhe postar ndërmjet studios ligjore Malltezi dhe Kola dhe shtetasit Zafar Asnar, biznesmeni që kemi mësuar se ka pasur një marrdhënie konsulence me këtë studio.
9. Administrimin nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë me cilësinë e provën nga Gjykata të Deklaratës së Pasurisë së shtetases Shkelzen Sali Berisha, dhe përkatësisht deklaratën e pasurisë për vitin 2004, 2005, 2006, 2007, 2008, 2009, 2010, 2011
10. Ekstrakti historik nga Regjistri i QKR për firmën e ndërmjetësimit të Shkëlzen Sali Berishës nga data e regjistrimit për herë të parë e deri sot
11. Të dhënat për pagesën tatimore nga Drejtoria e Tatim Taksave Tiranë për këtë firmë nga fillimi i ushtrimit të aktivitetit deri më sot
12. Dosjen e plotë, nga gjykata meqë është marrë vendimi ose nga prokuroria, të cështjes së ashtuquajtur Gërdeci, dhe veçanërisht:
a. Regjistrin e hyrje daljeve të ministrisë së mbrojtjes dhe ministrisë së drejtësisë ku pasqyrohen hyrje daljet e Shkëlzen Sali Berishës në këto ministri përpara se të merrte vendim këshilli i ministrave për demontimin e armëve në gërdec
b. Tabulatet telefonike të shtetasit Mihal Delijorgji dhe Fatmir Mediu në lidhje me telefonatat në drejtim të Shkëlzen Berishës para dhe pas tragjedisë të Gërdecit, dhe veçanërisht ditën që ndodhi shpërthimi në Gërdec
c. Shkresën e firmosur nga Ministri i Drejtësisë i asaj kohe, z. Aldo Bumci, me mbishkrimin për Z. Shkëlzen Berisha, drejtuar Ministrit të Mbrojtjes së asaj kohë, Z. Fatmir Mediu
d. Mediat e shkruara në të cilat pasqyrohen kabllogramet e një ambasade të huaj këtu në Tiranë, dhe veçanërisht, dëshmia e ish Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare të asaj kohe, Z. Luan Hoxha
Si dhe të thirren në cilësinë e dëshmitarit shtetasit:
1. Argita Berisha
2. Flutura Kola
3. Damir Fazllic
4. Zafar Asnar
5. Shkëlzen Berisha
6. Rrahman Selmanllari
7. Mihal Delijorgji
8. Fatmir Mediu
9. Aldo Bumçi
10. Viktor Gumi
11. Luan Hoxha