E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Fëmijët e qendrës dhe periferisë, së bashku

Një mjedis sportiv polifunksional do bëjë të mundur që të gjithë fëmijët e shkollës "Lasgush Poradeci" në Kombinat, të mund të kryejnë aktivitetin e tyre fizik, sipas standardeve bashkëkohore. Gjithashtu, kjo hapësirë rekreative do t‘u shërbejë dhe fëmijëve të komunitetit të zonës për t‘u argëtuar në kohën e lirë, si dhe gjatë pushimeve verore që po afrojnë. Ky mjedis i ri sportiv i sapoinauguruar ka kushtuar rreth 13 000 euro. Ai është vijim i një projekti të përbashkët mes Bashkisë së Tiranës dhe "Raiffeisen Bank", që ka si qëllim sigurimin e ambienteve bashkëkohore për fëmijët dhe të rinjtë e kryeqytetit. "Projekti ynë ‘Dua të luaj‘ do të shtrihet në të gjithë Tiranën, nga qendra deri në periferitë më të largëta dhe fëmijët, qofshin ata të qendrës apo të periferisë do të kenë të njëjtat mundësi dhe kushte për t‘u shoqërizuar së bashku, për të luajtur dhe për t‘u argëtuar", u shpreh kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama. Në vazhdim të zbatimit të projektit "Partneriteti Publik-Privat për një Komunitet në Zhvillim" do të dhurohen pajisje palestre dhe hapësira rekreative për pesë shkolla tetëvjeçare dhe të mesme të Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›