E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Ramën e votojnë vetëm 40% e socialistëve

TIRANE- Kreu i qeverisë, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët iu referua rezultateve të disa sondazheve, sipas tij, të financuara nga Partia Socialiste. Berisha bëri me dije se në bazë të këtyre, poll-eve, Partia Socialiste qendron 5 pikë prapa partisë Demokratike.

Sa  përket pozicionit të liderit, Berisha tha se, kreu i PS-së, Edi Rama votohet vetëm nga 40% e socialistëve, ndërsa Sali Berisha votohet nga 90% e demokratëve.

Ai u ndal edhe tek kryetari i Bashkisë së Tiranës, për të cilin tha se, në bazë të këtyre sondazheve, Basha votohet nga 30% e socialistëve.

Berisha konfirmoi se këto sondazhe janë bërë nga firma opinionesh nga më seriozet në botë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›