Rama: Fshati dhe fermeret, ne qender te programit te PS Qamil Xhani
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, deklaroi dje gjate takimit me fermeret ne zonen e Luzhnjes se problematika e fshatit eshte ne qender te programit te Partise Socialiste. Pasi ka njohur shqetesimet e fermereve, Rama ka theksuar se do te behen investime ne zonat rurale, me qellim qe te rrisin perdorimin e tokes nga fermeret. “Jane tri shtylla; e para, ujitja dhe kullimi dhe ketu ne do te bejme nje investim masiv qe ta rimekembim gjithe sistemin, ne baze te nje inventari qe e kemi detajuar. E dyta, kostoja qe eshte e pamundur sot. Nje sere me nje investim kaq te rendesishem ku vetem toka ka kushtuar 210 milione leke qe mbillet me lakra se nuk perballohet kostoja e naftes eshte shembelltyra e falimentimit jo per fajin tuaj qe punoni ketu, por per faj te shtetit qe e ka braktisur fshatin. Pra, ulja e kostos se prodhimit, duke ju mbeshtetur per naften, per inputet dhe per makinerite bujqesore”, - tha Rama. Kreu i PS-se ka renditur si ceshtje te trete garantimin e nxjerrjes se produkteve ne treg. Rama ka theksuar se do te krijohen mundesite per te mos pasur probleme ne tregtimin e produkteve. “E, vijme tek ajo qe ndodh, qe ju nuk i shisni dot, qyteti i blen shume me shtrenjte se i merr nga importi. Ne jemi te ekspozuar krejtesisht ne pasiguri ushqimore. Ky eshte fakt dhe keto tre elemente ne do t’i trajtojme krejtesisht ndryshe”, - tha dje kreu i PS-se. Lidhur me tregtimin e produkteve, Rama ka theksuar se fermeret nuk e kane ne krahe shtetin qe t’i ndihmoje per te gjetur treg per prodhimet qe bejne me mundim. Ai ka theksuar se ata qe eksportojne ne Shqiperi e kane shtetin ne krah. “Une besoj qe edhe vete kjo fjala subvencion, ne fakt tregon dicka tjeter. Qe ata qe i eksportojne drejt Shqiperise produktet e tyre, e kane shtetin ne krah. Shqiptaret qe punojne ne tokat e tyre nuk e kane shtetin ne krah. Shteti e ka braktisur fshatin dhe ju perpeliteni per mbijetese. Nderkohe qe ketu duhet te kishim burimin kryesor dhe te garantuar te sigurise ushqimore te vendit dhe ketu duhet te kishim mireqenie qe te gjeneronte mireqenie ne qytet, duke lehtesuar barren e cmimeve per ushqim dhe duke krijuar mundesi qe familjet mos te perdorin gjithe buxhetin e muajit vetem per te ngrene”, - u shpreh Rama ne fjalen e tij. Kryetari i PS, Edi Rama, se bashku me sekretarin per Programin, Ilir Beqaj, kane akuzat disa prej fermereve ne Divjake dhe i kane njohur me programin e PS-se per t’u ardhur ne ndihme. Rama ka theksuar se impubet bujqesore dhe subvencionet per te ndihmuar fermeret jane vetem nje pjese e planit. Ndersa, sipas tij, ne Programin e PS ka strategji edhe per sistemet e ujitjes.