Rama: Fshati si në epokën e Migjenit
Kryetari i Partisë socialiste, Edi Rama ka vazhduar rrugëtimin e tij të "Dialogut me Shqipërinë" në fshatrat Miras dhe Drenovë të Korçës, duke bashkëbiseduar për problemet e bujqësisë dhe të fshatit.
Gjatë këtyre takimeve, Rama u shpreh se fshati shqiptar është rikthyer në "Epokën Migjeniane". "Fshati shqiptar është i vetmi në rruzullin tokësor, që nuk ka asnjë mbështetje apo përkrahje nga shteti. Bujqësi, blegtori dhe fshat pa shtet. Nuk mund të zhvillohet bujqësia dhe fshati nëse shteti nuk ekziston, nëse qeverisja nuk ka lidhje me problemet e fshatit", tha Rama. Në këtë bashkëbisedim Rama shoqërohej nga deputetët e qarkut, Ben Blushi, Pandeli Majko e Alfred Dalipi. Në këtë takim Rama ka deklaruar se, qeveria ka përdorur politika të paqarta për bujqësinë, duke sjellë mjerim. Edhe pse një pjesë e mirë e banorëve kanë emigruar drejt fqinjëve, përsëri kjo është e pamundur për të siguruar një mirëqenie dhe zhvillim u shprehën fermerët e Mirasit. Duke dialoguar me banorët e Mirasit e Drenovës Rama u shpreh se politikat e paqarta në fushën e bujqësisë kanë sjellë çorientim të prodhimit vendas dhe për pasojë edhe vështirësinë ekonomike. "Jam i bindur se kemi hapur rrugën e transformimit dhe për këtë duhet që të gjithë ta ndryshojmë këtë gjendje, për t'i dhënë fund varfërisë, për t'i hapur luftë papunësisë, për të bërë të mundur që çdo tokë të punohet, dhe ku kriza e çmimeve të përballohet", tha Rama.