Montella: Mund ta mposhtim Interin

Trajneri i Romës, Vincenzo Montella është optimist para gjysmëfinales së dytë në Coppa Italia që zhvillohet në San Siro.
“Është ndeshje e vështirë, por ne besojmë se mund të arrijmë në finale. Na mungojnë Mexes, Brighi, Taddei dhe Totti, kështu që po na i vështirëson punët”.
“Sidoqoftë, ne do të tentojmë. Ndeshja zgjat 90 minuta, kështu që do të bëjmë më të mirën”, theksoi Montella.