E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, Fyle: Dialog politik për reformat, përmbushni 12 kriteret

Qëndrueshmëria politike për përmbushjen me sukses të 12 kritereve të KE, do jetë porta e vetme drejt marrjes së statusit kandidat. Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin, Europian Stefan Fyle, gjatë një takimi në Bruksel me Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, ka diskutuar rreth zhvillimeve të fundit sa i përket procesit të integrimit të Shqipërisë. Komisioneri Fule përgëzoi përpjekjet reale të bëra nga të dyja palët, si mazhorancës ashtu dhe opozitës, në forcimin e bashkëpunimit në kuadrin e reformave institucionale, të cilat sipas tij kanë bërë të mundur një numër të madh zhvillimesh pozitive gjatë muajve të fundit.

Ai theksoi se Shqipëria ka një perspektivë reale për përparim në rrugën e integrimit evropian, me kusht që vendi të siguroj qëndrueshmëri dialogu politik , ndërsa ka dhënë një masë kritike ndaj rezultateve konkrete në 12 prioritetet kyçe të Komisionit Europian. Komisioneri Füle përshëndeti dhe miratimin me konsensus të projektligjit për kufizimin e imuniteteve. Duke theksuar rëndësinë e progresit konkret në fushën e sundimit të ligjit, Komisioneri Fyle theksoi se Shqipëria duhet të intensifikojë përpjekjet e saj për reformën e gjyqësorit dhe e administratës publike.

Duke përsëritur angazhimin e Komisionit Evropian dhe mbështetjen e plotë për të ardhmen evropiane të Shqipërisë, Komisioneri Füle ka inkurajuar zotin Rama në mënyrë që Partia Socialiste të vazhdojë bashkëpunimin e saj konstruktiv në reformat të cilat janë të nevojshme për arritjen e objektivit kombëtar të integrimit evropian.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›