Topi pret ambasadoren zviceriane, Yvana Enzler

Ish-presidenti Bamir Topi, tashmë në cilësine e kryetarit të FRD-së, ka pritur sot në një takim lamtumire ambasadoren zvicerane, Yvana Enzler në mbyllje të misionit të saj diplomatik në vendin tone. Gjatë takimit Topi-Enzler diskutuan rreth bashkëpunimit bilateral Shqipëri-Zvicër, por nuk është lënë në harresë edhe situata politike në Shqipëri.
Ndërkaq gjatë paradites Topi në një konferencë të parë për shtyp si kryetar i FRD-së i është përgjigjur me të njëjtën monedhë akuzave të forta të kryeministrit . Topi i ka konsideruar deklaratat e Berishës shpifje dhe dëshmi e frikës që ka lideri demokrat për humbje të zgjedhjeve të ardhshme. Ai ka theksuar se kryeministri Berisha sulmon rivalët e tij politik sa herë që ndodhet para një dështimi politik duke humbur kontrollin.